Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Po sikur Ballkani të mos bëhet kurrë pjesë e Bashkimit Evropian?

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Po sikur Ballkani të mos bëhet kurrë pjesë e Bashkimit Evropian?

Përkundër progresit relativ në Ballkanin Perëndimor gjatë dekadës së fundit, raportet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare, shprehin një shqetësim serioz për rënien e vlerave demokratike, dhe rikthimin e populizmit dhe retorikës nacionaliste në rajon. Përveç kësaj, raportet vjetore të publikuara nga Komisioni Evropian, parashikojnë një degradim të sundimit të ligjit, duke vënë kësisoj në pikëpyetje serioze suksesin e tranzicionit, nga vende postkomuniste në anëtare të Bashkimit Evropian.

Reformat e zbatuara, modernizimi i institucioneve dhe shoqërive, kanë shënuar tendenca prapësimi, duke vënë në dyshim zhvillimet e ardhshme në Ballkanin Perëndimor. Duke reflektuar mbi skenarin sikur Ballkani të mos bëhet dot kurrë bëhet pjesë e BE-së, duhet të njihet realiteti dhe të analizohet potenciali i këtij skenari.

Ky interes i përtërirë i Bashkimit Evropian, i shprehur në të ashtuquajturën “Strategjia 2025”, për pranimin në union të Serbisë dhe Malit të Zi, është një realitet që nuk mund të braktiset si një ndryshore kur ne e shqyrtojmë këtë skenar. Për më tepër, përfundimet e Samitit të Triestes mbi rajonin, duket se i kujtojnë udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor nevojën për integrim rajonal, duke nxitur kapacitetet dhe autorësinë vendore të reformave për demokratizimin e mëtejshëm dhe mirëqenien e rajonit.

Edhe nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk bëhen kurrë pjesë e Bashkimit Evropian, sërish sundimi i ligjit dhe reformat demokratike, janë çelësi për të garantuar prosperitetin dhe qëndrueshmërinë e këtyre vendeve në një periudhë afatgjatë. Theksi mbi dialogun politik midis elitave politike, rritja e kapaciteteve institucionale dhe ngulmimi tek sundimi i ligjit, është diçka për të cilin Ballkani Perëndimor ka nevojë për zhvillimin ekonomik dhe përparimin shoqëror.

Analiza e peizazheve aktuale politike në rajon, veçanërisht në aspektin e legjitimitetit demokratik dhe politik, tregon ende lidhjet e forta me konceptin e partive politike dhe qeverive të forta.  Koncepti i qeverisjes, transparencës dhe përfshirjes ende mungon, duke çuar kështu në një polarizim dhe ndarje të thellë në linja partiake dhe etnike.

Brenda skenarit të mos-integrimit në BE, është thelbësore të diskutohet se si shoqëria e lëviz veten përpara, për të siguruar llogaridhënien politike dhe transparencën e elitave politike. Nëse shoqëria nuk vë në lëvizje gjymtyrët e saj për ecur para ato do të atrofizohen, siç dëshmohet nga disa kriza politike që shpërthyen në Ballkanin Perëndimor gjatë disa viteve të fundit.

Mjerisht, pamë nevojën e pranisë evropiane për të zgjidhur krizat e brendshme politike, çka dëshmon paaftësinë e elitave politike për të ofruar zgjidhje, dhe për të çuar përpara shoqërinë. Zgjidhja e krizave të brendshme, duhet të përfshijë një politikë të shëndoshë rajonale – ose aftësinë për të mos pasur frikë për të identifikuar çështjet e pazgjidhura dhe i diskutuar hapur ato. Siç shihet nga rasti i Maqedonisë, kriza paraqet një mundësi të re për vendin.

Përkundër pranisë së fortë të Bashkimit Evropian në lehtësimin e zgjidhjes së krizës, ishte sërish shoqëria (studentët, aktivistët, organizatat e shoqërisë civile) ajo që mundësoi stabilizimin e vendit. Maqedonia në një periudhë relativisht të shkurtër, ka qenë e suksesshme në rehabilitimin e saj të brendshëm, dhe ka qenë në gjendje të hedhë disa hapa seriozë përpara.

Kriza mund ta përgatisë vendin për t’u përballur me realitetin e vet, dhe ta përgatisë atë për një periudhë afatgjatë. Nëse rajoni ofron një përgjigje autentike vendase ndaj krizës në zhvillim, dhe nëse BE ofron qëndrueshmëri në mesazhet e saj për elitat dhe publikun, ka shanset për të bërë kthesën.

Pra, për e përmbledhur: anëtarësimi në BE është një instrument për reformimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në rajon. Megjithatë, përvoja e saj tregon se nëse disa reforma janë ndërmarrë me kërkesën Bashkimit Evropian, pa autorësinë e shoqërisë, klasës apo elitës politike, ato nuk do të kishin ndodhur kurrë.

Ndonëse ritmi i përpjekjeve të tyre në rrugën e pranimit në BE ndryshon, vendet e Ballkanit Perëndimor shfaqin një ngjashmëri të habitshme në shumë fusha, duke filluar nga gjyqësori dhe administrata publike, tek sektori i medias, në gjendjen e përgjithshme të artit dhe në fushën e sundimit të ligjit.

Kjo sugjeron se mekanizmat e BE-së për nxitjen e reformave të dhimbshme, nuk varen shumë nga faza në të cilën është arritur në rrugëtimin e përgjithshëm të anëtarësimit në BE. Përkundrazi, suksesi i ardhshëm i reformave të kërkuara për forcimin e sundimit të ligjit, varet nga disa procese komplekse afatgjata, të cilat përfshijnë prioritetet e distancimit të partive në pushtet nga aparati shtetëror, krijimin e një mjedisi më të favorshëm për mediat e pavarura dhe OJF-ve, aktivitetin dhe pavarësinë e institucioneve kryesore në një zinxhir anti-korrupsion, veçanërisht të policisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Megjithatë, mekanizmat e butë parandalues, të cilat deri më tani kryesisht janë nënvlerësuar, duhet të riafirmohen edhe në rajon. Monitorimi i zhvillimit politik në fushat kryesore të rajonit, tregoi qartazi paqëndrueshmërinë që pritet të prodhojë mos-integrimi i rajonit në Bashkimin Evropian.

Vendet po përballen ende me ndarje të thella midis linjave politike dhe partiake, dhe sundimi i ligjit mbetet akoma larg rrënjosjes. Qëndrueshmëria dhe zhvillimi i Ballkanit Perëndimor, varet nga autorësia vendore e reformave, dhe mekanizmat e fuqishme të monitorimit nga shoqëria civile.

Shënim: Aleksandar Jovanovski, është koordinator i Programit për Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit në Institutin e Politikave Evropiane (EPI) me qendër në Shkup. Titulli i këtij editoriali, ka qenë edhe temë e panelit në Forumin e Sigurisë së Beogradit.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Ballkanibashkimi evropianintegrimikurreMaqedoniapjesëshqiperia

TË LIDHURA

Veliaj pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë, thotë Klodiana Lala
Kryesore

Veliaj pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë, thotë Klodiana Lala

21:27 | 16/06/2025
Jetojnë në çadër që nga tërmeti, “Tak Fak” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmojnë familjen Reçi
Aktualitet

Jetojnë në çadër që nga tërmeti, “Tak Fak” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmojnë familjen Reçi

20:49 | 16/06/2025
Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë: Makina del nga rruga dhe bie nga ura
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë: Makina del nga rruga dhe bie nga ura

20:45 | 16/06/2025
Next Post
Revista e parë në Shqipëri “Hylli i Dritës” shënon 104 vjet nga botimi i parë

Revista e parë në Shqipëri “Hylli i Dritës” shënon 104 vjet nga botimi i parë

Basha i drejton gishtin Ramës: Ndihmove kriminelët që goditën me blind makinën e policisë

Basha i drejton gishtin Ramës: Ndihmove kriminelët që goditën me blind makinën e policisë

Kjo mund të jetë shenja e parë e alzheimer

Kjo mund të jetë shenja e parë e alzheimer

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake
Bota

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake

by mirseda
22:57 | 16/06/2025
0

Një valë e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit ka nisur sipas raporteve të fundit nga mediat...

Hasanbelliu tërhiqet nga Teuta, Duka reagon zyrtarisht

Hasanbelliu tërhiqet nga Teuta, Duka reagon zyrtarisht

22:41 | 16/06/2025
Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

22:37 | 16/06/2025
Elianara apo Andrea? Fermeri eliminohet në gjysmëfinale dhe humb 100 mijë euro

Elianara apo Andrea? Fermeri eliminohet në gjysmëfinale dhe humb 100 mijë euro

22:31 | 16/06/2025
Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave

Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave

22:13 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com