Një punonjës i Antidrogës, i cili po kontrollonte për kultivim të hashashit, është rrëzuar nga një pjerrësi mali prej 200 metrash.
Ky shtetas, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka rënë nga malet e Vranishtit, teksa po kontrollonte për tokat e mbjella me drogë.
Sapo janë njoftuar për këtë rast, helikopterët e ushtrisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, për të bërë të mundur nxjerrjen dhe transportimin e tij drejt spitalit.
Ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të punonjësit të Antidrogës.