Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

‘PO’-ja e Gjermanisë, një lajm i keq për Edi Ramën

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
‘PO’-ja e Gjermanisë, një lajm i keq për Edi Ramën

Nga: Marsel Lela

Grupet parlamentare të koalicionit qeverisës CDU/CSU dhe SPD në Bundestagun gjerman votuan dy ditë më parë rezolutën, përmes së cilës shprehën qëndrimin pro hapjes së negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian në tetor. Por me 9 kushte aspka të lehta dhe asfare përkëdhelëse.

Njëri prej këtyre kushteve është ‘dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave’. Edhe pse kryeministri Edi Rama nxitoi ta hapte (edhe një herë tjetër) ‘shampanjën’, duke e cilësuar këtë si sukses historik të qeverisë së tij, ky kusht e vë atë jo pak në siklet. Plotësimi i këtij kushti do të thotë një hetim deri në instancat më të larta të qeverisë, pasi vjedhja e votave është njëra nga akuzat ekselente që rëndon mbi të tijtë.

Përgjimet e bëra nga Prokuroria dhe të publikuara nga gazeta gjermane BILD për vjedhjen e votave në Dibër në zgjedhjet e vitit 2017, kanë si personazhe kryesorë zyrtarët më të lartë të Qeverisë, përfshi këtu, edhe pse incognito, kryeministrin Edi Rama.

Risjellim në vëmendje si personazhe të dosjeve në fjalë ish-ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri, ish-deputetin Pjerin Ndreu, Artan Gaçin etj. Po ashtu, një ndër personazhet pjesë e përgjimeve ishte edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, të cilin për ironi Kryesia e Partisë Socialiste e vendosi në krye të Komisionit hetimor Parlamentar kundër presidentit Ilir Meta.

Me vendosjen e ‘çunave problematikë’ në pozitat më të larta moralo-investigativo-reformiste, Rama vulosi vendosmërinë e tij për të mos i marrë parasysh ‘bombat’ e BILD, pasi sipas tij përgjimet nuk mund të konsiderohen si prova bindëse. Por kushti për dënimin e personave të përfshirë ne vjedhjen e votave, lë të nënkuptohet se koalicioni qeverisës gjerman nuk e ka marrë me aq sportivitet sa Rama publikimin e përgjimeve nga tabloidi berlinez.

Kushti i Bundestagut përkthehet në një hetim të hollësishëm të çdo prove e akuze për vjedhje dhe manipulim votash. Pra, hetim i zyrtarëve të qeverisë dhe i vetë kryeministrit, si të përfshirë në këtë skandal. ‘Gëzimi’ i  kryeministrit në deklaratat dhe postimet e tij në rrjetet sociale për një ‘arritje historike’ mbushur plot me kushtëzime të tjera, nuk përkon me gadishmërinë e tij për t’i realizuar këto kushte. /politiko.al

 

Tags: bundestagu gjermanMarsel Lelashqiperia

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Pamje të rënda, tërmeti shkatërron minaren e xhamisë në Stamboll (VIDEO)

Pamje të rënda, tërmeti shkatërron minaren e xhamisë në Stamboll (VIDEO)

Tre breza rrëfejnë dhunën: Si na rrihnin dy burrat e shtëpisë

Tre breza rrëfejnë dhunën: Si na rrihnin dy burrat e shtëpisë

Zgjedhjet në Kosovë, ja sa prokurorë dhe gjyqtarë janë angazhuar për to

Zgjedhjet në Kosovë, ja sa prokurorë dhe gjyqtarë janë angazhuar për to







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Ibrahimaj: Do monitorohen edhe çmimet e shportës, masa deri në stabilizim
Aktualitet

Ibrahimaj: Do monitorohen edhe çmimet e shportës, masa deri në stabilizim

by mirseda
11:49 | 27/03/2026
0

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj në konferencë me mediat ka deklaruar se stabiliteti ekonomik në...

Vrasja e Liridona Ademajt/ Dëshmia tronditëse: “Mora kredi 25 mijë € për Naim Murselin”

Vrasja e Liridona Ademajt/ Dëshmia tronditëse: “Mora kredi 25 mijë € për Naim Murselin”

11:30 | 27/03/2026
Zbardhet Qafa e Llogarasë, reshje dëbore me intensitet të ulët deri në mesatar

Zbardhet Qafa e Llogarasë, reshje dëbore me intensitet të ulët deri në mesatar

11:06 | 27/03/2026
Ish-reperi Shah bëhet kryeministër i Nepalit, sfida për stabilitet dhe punësim

Ish-reperi Shah bëhet kryeministër i Nepalit, sfida për stabilitet dhe punësim

09:51 | 27/03/2026
Çmimi tavan jo më shumë se 203lekë për litër,Konfindustria: Qeveria të ulë barrën fiskale per naften

Çmimi tavan jo më shumë se 203lekë për litër,Konfindustria: Qeveria të ulë barrën fiskale per naften

09:50 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com