Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Pluralizmi në rrezik” si teza më qesharake e Ilir Metës!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Meta: Kriza i ka rrënjët në 2008. Duhet ndryshuar sistemi, pastaj liderët

Nga Alfred Peza/ Pas turbullimit dy muaj më parë për shkak të djegies së mandateve parlamenare nga përfaqësuesit e opozitës tradicionale, skena politike shqiptare brenda dhjetë javësh është kthjelluar pranueshëm, për ti bërë të gjithë që ta shohin qartë se ajo tashmë është është bërë tripolare.

Sot në Shqipëri kemi polin e parë që përbëhet nga Partia Socialiste dhe 23 aleatë të saj të cilët sëbashku, sapo kanë firmosur koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet e përgjithëshme lokale të 30 Qershorit.

Poli i dytë përbëhet nga partitë e koalicionit të “Opozitës së Bashkuar”, të përbërë nga PD, LSI dhe 4 apo 5 aleatë të tyre. Të gjithë sëbashku, kanë firmosur tashmë një marrëveshje tjetër, por për të mos marë pjesë në procesin e ri elektoral.

Ndërsa poli i tretë politik në Shqipëri, përbëhet nga dy grupe të reja parlamentare të krijuara nga deputetët e rinj që sapo kanë marë mandatet, si pjesë e listave zyrtare të PD dhe LSI. Ky pol ka në përbërje 42 parti politike të vjetra dhe të reja të skenës shqiptare, të cilat janë regjistruar në KQZ për të marë pjesë në zgjedhje. Pjesë e këtij poli mund të konsiderohen edhe kandidatët e pavarur të regjistruar deri më tani. Por edhe të tjerë që pritet të regjistrohen në ditët në vijim brenda afate kushtetuese, si dhe parti të tjera politike dhe lëvizje që nuk janë përfshirë deri më sot në këtë proces.

Ajo që i dallon këto tri pole politike janë dy elementë:

E para, qëndrimi i tyre pro ose kundër sistemit actual politik të vendit. Pro apo kundër zhvillimit të aktivitetit të tyre brenda Parlamentit të vendit. Si dhe qëndrimi, pro apo kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 qershorit.

E dyta, dallimi është në qëndrimet e tyre pro ose kundër reformës në drejtësi. Pro ose kundër integrimit të shpejtë europian të Shqipëri. Pro ose kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.

Interesante është fakti se dy polet politike, e para dhe e treta, njëra në aleancë me PS dhe tjetra e përbërë nga ajo pjesë e opozitës që duan të marin pjesë në zgjedhje, nuk janë bartëse të këtyre dy dallimeve, siç është poli i dytë.

Ajo që e bën edhe më intersante këtë zhvillim, është fakti se në momentin e ridimensionimit, riformatimit dhe marjes së një forme tri polare të sistemit politik në Shqipëri, ra edhe një “pol pushteti” që duhet të qëndronte mbi palët. Ra institucioni i arbitrit të paanshëm që mer një vlerë të paçmuar në një situatë si kjo. Sipas frymës dhe gërmës së Kushtetutës, këtë rol dhe këtë funksion, duhet ta luante Presidenti i Republikës.

Ilir Meta me veprimet dhe me mosveprimet e tij, prej kohësh e kishte humbur besueshmërinë për tu parë dhe për të qenë i tillë. E si të mos mjaftonte kjo, ai e zhyti institucionin e Kryetarit të Shtetit në një krizë të thellë, duke u bërë palë politike me opozitën e vjetër. Ndaj, pakkush nuk e sheh sot Ilir Metën si pjesë e polit politik që ka vendosur të “vetvritet politikisht”, nëpërmjet lojës absurde të kërkimit të pushtetit në tavolinë dhe jo nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhje.

Por, si të mos mjaftonte kjo, në takimin me krerët e 5 partive të vogla pjesë e polit politik antisistem, Ilir Meta ka deklaruar veç të tjerash, se “mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare të legjislaturës së fundit parlamentare, rrezikon jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend.”

Në fjalorin politik të “Oxford”-it, i konfirmuar si më i miri i këtij lloji sot në botë, thuhet se “shoqëria përbëhet kryesisht prej grupesh, dhe jeta e saj politike është luftë për ndikimin e këtij ose atij grupi, dhe kjo është një gjë e mirë. Kështu pluralizmi është doktrinë relativisht konservatore, kundrejt teorise demokratike radikale, që të dy priren drejt shikimit të shoqërisë si mbisundim të një elite, mbi një jo-elitë më tepër sesa si luftë mes grupeve.”

Kjo do të thotë veç të tjerash, se shqetësimi i Ilir Metës nuk ka të bëjë fare me rrezikun e pluralizmit në një vend që ka 30 vjet që e ka fituar këtë të drejtë të patjetërsueshme. Por, me përpjekjet e asaj pjesë të elitës opozitare së cilës tashmë ai nuk e fsheh se i përket, për tu rikthyer me çdo çmim në pushtet. Ndaj të thuash sot se pluralizmi në Shqipëri është në rrezik, për shkak se disa liderë politikë duan që të iki Edi Rama pa zgjedhje, që të vijnë e të mbisundojnë ato, është pak që ta konsiderosh atë një tezë qesharake!

Tags: Ilir Metëspluralizmiqesharakerrezikteza

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Pezullohet aktiviteti i 12 guroreve në Krujë

Analisti “kryqëzon” ministrin Klosi: A ju vret ndërgjegjja për atë që po i bëni Shqipërisë?

Shqiptarët me pagë të ulët, më të pakënaqurit e Europës me punën e tyre

Shqiptarët me pagë të ulët, më të pakënaqurit e Europës me punën e tyre

Vazhdon moti i paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shtrëngata në këto zona

Vazhdon moti i paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shtrëngata në këto zona







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com