Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Plumba gazetares, tani shqiptarët duhet të vendosin: Me të Mirën, apo me të Keqen?!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Shenjat e plumbave lënë shenjë mbi mure, kanë depërtuar deri në dhomën e gjumit

Nga Karlo Bolino/Kam punuar në Itali për vite me radhë duke u marrë me kriminalitetin dhe mafien. Kam provuar ankthin e kërcënimeve, frikën nga errësira kur, në mes të natës, kthehesh në shtëpi dhe je i vetëm, shqetësimin që të krijon një telefonatë anonime apo – siç më ka ndodhur një herë – kur merr një zarf që ka brenda një fishek kalibër 9 mm, që ka të shkruar sipër “for you”.

Edhe unë kam pasur frikë, si shumë gazetarë, të cilët kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë kundër kriminalitetit e kështu që e imagjinoj shumë qartë gjendjen shpirtërore që po përjeton sot Klodiana Lala, e cila filloi të punojë pikërisht me mua.

Instinkti i parë është ai që ta braktisësh, ta ndryshosh sektorin, të merresh me diçka tjetër: ndoshta me udhëtimet, me turizmin apo me modën.

Por, më pas, reflekton dhe frika ndeshet me një tjetër ndjenjë, po aq të fuqishme dhe të cilën pikërisht kërcënimet e ushqejnë: krenarinë.

Kriminelët besojnë se krenaria u përket vetëm atyre (për krenari mund edhe të vrasin) dhe prandaj synojnë gjithçka tek frika: kërcënojnë sepse, në fund të fundit, mendojnë që gazetarët janë njerëz me pak vlera dhe mjafton një kërcënim që t’i bësh të tërhiqen.

Unë për shumë vite kam rezistuar dhe nuk jam tërhequr kurrë. Krenaria ime ka qenë gjithnjë më e madhe se frika dhe kam vazhduar të shkruaj mbi mafien dhe krimin derisa kam dashur ta bëj një gjë të tillë. Por forca që gjeta në atë kohë nuk ishte meritë vetëm e imja: kërcënimi i vërtetë për një gazetar, në fakt, nuk është tmerri, por vetmia.

Ata që më ndihmuan të mos jepesha ishin njerëzit që më rrethonin, bashkëqytetarët e mi, edhe më parë se kolegët: vetëm nëse një gazetar ka perceptimin se po bën diçka të drejtë dhe se po lufton për një betejë të përbashkët me opinionin publik, vetëm atëherë e gjen kurajën që i duhet për të ecur përpara.

Vetëm nëse një gazetar e ndjen veten të mbrojtur nga Shteti, ndjen se e përfaqëson atë në denoncimet që publikon dhe se është pjesë e tij deri në fund kur përballet me krimin, vetëm atëherë gjen forcën për të rezistuar.

Vetëm kur një gazetar respektohet në misionin e tij dhe kupton se është në anën e drejtë të barrikadës, së bashku me shumicën dërmuese të shoqërisë, vetëm atëherë nuk ka më frikë nga krimi dhe nga kërcënimet e tij.

Në realitet, vetmia nuk rrezikon me kërcënim vetëm gazetarët, por edhe policët, gjyqtarët, prokurorët dhe këdo tjetër që ka vullnetin të luftojë dhe të mundë të keqen.

Ja pse fushatat e vazhdueshme të deligjitimimit ndaj medias, të përpunuara nga politika dhe vetë auto-shkatërrimi që ushqejnë “gazetarët” me militantizmin e tyre, shërbejnë veçse për të gërmuar një hendek të pakapërcyeshëm mes gazetarëve dhe opinionit publik. Përtej këtij hendeku, gazetarët e ndershëm përfundojnë të jenë të vetëm.

Klodiana Lala nuk duhet të lihet e vetme. Asnjë gazetar i kërcënuar apo edhe vetëm i fyer nuk duhet të lihet i vetëm. Pasi një gazetar i vetëm është edhe një gazetar i dobët, që nuk do ta gjejë kurrë forcën t’i rezistojë asnjë lloj kërcënimi e presioni nëse nuk e ndjen veten të mbrojtur nga gjithë të Mirët që e rrethojnë.

Kjo është një Luftë mes të Mirës dhe të Keqes dhe të gjithë duhet të vendosin se nga cila anë janë. Duhet ta vendosin para së gjithash politikanët, pa dallim partie apo pozite: zakonit vulgar për të ndarë në të mirë e të këqij gazetarët vetëm mbi bazë të interesit të vet politik duhet t’i jepet një herë e mirë fund.

Gazetarët janë të mirë kur thonë të vërtetën dhe të këqij kur gënjejnë. Pikë. Por edhe njerëzit e zakonshëm duhet të vendosin se nga cila anë janë. Nuk është më koha për t’u kthyer nga ana tjetër e të besosh se ajo çka i ndodh një gazetari ka të bëjë vetëm me atë.

Indiferenca jonë mund të bëhet aleati kryesor i kriminelëve, indinjata kolektive është arma, së cilës krimi i trembet më shumë se çdo gjëje.

Tags: duhetgazetareskeqenmirënplumbashqiptaretTanivendosin

TË LIDHURA

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Kryeministri kërcënohet me jetë

Korrigjimi i kufijve, Haradinaj bën paralajmërimin e frikshëm: Priten tragjedi në rajon

Foto/Vrau modelen e njohur, ja kush është autori

Harrojeni ndërrimin e orës, Komisioni Evropian merr vendimin e papritur

Harrojeni ndërrimin e orës, Komisioni Evropian merr vendimin e papritur







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Rama takim me drejtorin e Qatar Airways në Doha: Së shpejti në Shqipëri kemi fluturimet…
Politikë

Rama takim me drejtorin e Qatar Airways në Doha: Së shpejti në Shqipëri kemi fluturimet…

by mirseda
10:02 | 24/11/2025
0

“Doha, Katar – Me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer, folëm për hyrjen...

Ministrja Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm

Ministrja Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm

09:58 | 24/11/2025
Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz

09:34 | 24/11/2025
Netanyahu nuk tërhiqet: Izraeli do t’i vazhdojë sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut

Netanyahu nuk tërhiqet: Izraeli do t’i vazhdojë sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut

09:04 | 24/11/2025
Durrës/ Shfrytëzonte pa autorizim hapësirën si parkim, procedohet pronari i lokalit

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, dyshohet se i njëjti autor i vendosi lënë plasëse dhe në Kamëz

08:18 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com