Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Plot 80 vite jetë, diva italiane rrëfen tmerrin e përdhunimit: Prej tij…

8 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha
Plot 80 vite jetë, diva italiane rrëfen tmerrin e përdhunimit: Prej tij…

Është një nga divat më të mëdha italiane. Claudia Cardinale, më e bukura italiane në Tunisi (kështu e quanin në 1957-n), i pëlqen ta përcaktojë veten gjithmonë “një grua normale që si profesion bën aktoren”.

Një aktore që ka luajtur më shumë se 150 filma, ka punuar me regjisorët më të mëdhenj italian nga Comencini te Fellini dhe nga Ferreri te Visconti. Ka mbërritur edhe në “Hollywood”, por nga aty u largua.

Claudia Cardinale vazhdon të jetë divë edhe tani që ka mbushur 80 vjeçe, e nuk ka frikë t’i tregojë botës shenjat më të bukura të moshës së saj. “Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje të vogël kirurgjikale, nuk më intereson. Koha duhet të kalojë. Nuk mund të mendosh ta ndalosh, është absurde”, thoshte me krenari disa vite më parë, e që sigurisht edhe tani në këtë moshë mendon po njësoj.

Por më këtë 80-vjetor ajo nuk kujton vetëm momentet më të bukura që ka kaluar gjatë jetës së saj. Claudia rrëfen edhe për marrëdhënien e saj të rëndësishme me një tjetër producent, Franco Cristaldi, ku duket se perceptojmë në fjalët e saj një zhgënjim, si një pakënaqësi të largët e cila rikthehet në sipërfaqe.

“Jetoja në ato vite një moment shumë delikat të jetës sime”, thotë aktorja e madhe, e cila në atë kohë sapo kishte përjetuar një fatkeqësi, përdhunimin në Tunisi, ku ajo kishte lindur.

“Një njeri që nuk e njihja, shumë më i vjetër se unë, më detyroi të hipja në makinë dhe më përdhunoi. Ishte e tmerrshme, por gjëja më e bukur është se nga ajo dhunë lindi Patricku im i mrekullueshëm. Në fakt, pavarësisht se ishte një situatë shumë e ndërlikuar për një nënë single, vendosa të mos abortoja. Kur ai burrë morri vesh për shtatzëninë time, u bë i gjallë, duke kërkuar që të abortoja. Jo, për asnjë moment nuk mendova të hiqja qafe krijesën time! Kam folur për këtë me prindërit e mi të mrekullueshëm dhe me motrën time Blanche dhe të gjithë së bashku kemi vendosur që fëmija im të rritet në familje, si një vëlla i vogël”, rrëfen ajo.

Pastaj Claudia shpërthen në një nga ato të qeshurat e saj të zhurmshme dhe shton: “. Aspekti qesharak i kësaj historie është se unë kisha filluar të luaja në filma dhe pothuajse deri në fund askush nuk e kishte vënë re se unë isha shtatzënë”.

Kur erdhi koha për të lindur, për ti kursyer skandalin, Franco Cristaldi, me të cilin sapo kishte filluar një kontratë, vendosi ta çonte aktoren e re në Londër.

“Për këtej vjen emri i djalit tim Patrick: ai mori emrin e kishës ku është pagëzuar. Isha mirënjohëse ndaj producentit që më ndihmoj në atë moment të vështirë, por më pas…”, tregon ajo.

 

Me Cristaldi ajo filloi një marrëdhënie “dhe ai donte që unë të mbaja sekret lindjen e foshnjës, ai as nuk donte që të jetonte me ne”. Një histori e trazuar: “Me të unë isha praktikisht një nëpunëse, një vartëse, e cila paguhej çdo muaj për katër filmat në vit që bëja; nuk mund ta thërrisja atë me emër, por nga mbiemri. Ndjehesha e zënë peng, babai dhe nëna ime ishin të zemëruar”.

Të dy gjithashtu celebruan edhe një martesë. “Unë e anulova sepse nuk isha e dashuruar, ndërsa ai ishte me mua. Me pak fjalë, Cristaldi ishte sigurisht një producent i madh, por në një nivel privat … më mirë kalojmë tutje”, vijon Claudia.

Por historia e dashurisë vërtetë e rëndësishme për diven italiane është ajo e jetuar për më shumë se njëzet vjet me regjisorin Pasquale Squitieri.

“Pasquale është personi me të cilin kam ndarë gjithçka: unë e kam zgjedhur atë, për ta bërë për vete, u bashkova me të në Nju Jork”, tregon ajo.

 

 

 

TË LIDHURA

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Humb jetën tragjikisht shqiptarja, ndërron jetë në autobus

Humb jetën tragjikisht shqiptarja, ndërron jetë në autobus

Keqqeverisja/Rama rikthen KPD-në e Fatos Nanos, gjen armiqtë brenda partisë (Video)

Keqqeverisja/Rama rikthen KPD-në e Fatos Nanos, gjen armiqtë brenda partisë (Video)

“Dinozaurët e të shkuarës nuk mund të ndalojnë rininë e sotme”

“Dinozaurët e të shkuarës nuk mund të ndalojnë rininë e sotme”







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Aksident tragjik në Tiranë, vdes 23-vjeçarja
Aktualitet

Aksident tragjik në Tiranë, vdes 23-vjeçarja

by mirseda
09:55 | 13/02/2026
0

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesnatën e kaluar në aksin rrugor Vorë-Fushë Prezë. 23-vjeçarja E.E,...

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona, sekuestrohet mbi 1 kg kanabis dhe kokainë

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona, sekuestrohet mbi 1 kg kanabis dhe kokainë

09:48 | 13/02/2026
Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur

Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur

09:31 | 13/02/2026
Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Shkodër

Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Shkodër

09:12 | 13/02/2026
Humbje për mjekësinë/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

Humbje për mjekësinë/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

09:06 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com