Ditët e fundit, ka pasur një numër të madh plagosjesh e vrasjesh me armë zjarri. Teksa vetëm ditën e djeshme pati 5 të vrarë, sot ka ndodhur një plagosje.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në zonën e Selitës, ku është plagosur një 18-vjeçar. I plagosur ka mbetur shtetasi M.SH., i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë, po punohet për kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 12.10.2018, rreth orës 12:45, në “Selitë“ është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi M. Sh., 18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit.
Po punohet intensivisht për kapjen e autorit/ve. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut. Dyshohet konflikt i çastit për motive të dobëta.