Një përplasje ka ndodhur në emisionin “Ditë pas Dite”, mes dy moderatorëve të njohur shqiptarë. Moderatorja Fjodora Fjora dhe Ronaldo Sharka, kanë hedhur thumba ndaj njëri-tjetrit, të cilat çuan deri në debat.
Gjithçka nisi kur drejtuesja e programit, Fjodora Fjora pyeti Ronaldo Sharkën, nëse e ka të vështirë të përshtatet me të ftuarit, që sipas saj, përcjellin antivlera. Ajo e pyeti nëse është vetë moderatori që bie në nivelin e tyre, apo janë të ftuarit që rriten në nivelin e Ronaldos.
Në një moment moderatorja i harron emrin Ronaldo Sharkës, duke e karakterizuar atë si një person të rrjeteve sociale.
Pjesë nga debati:
Fjodora Fjora: “Tani vazhdoni ma thoni këtë Ronaldo Sharkën. Kush është ky Ronaldo Sharka. Çfarë përfaqëson ky?”
Ronaldo Sharka: “Ronaldo jam unë. Unë kur i ftoj të ftuarit e mi, nuk ja u harroj emrat, por gjithsesi”.
Fjodora Fjora: “E pra se na habite tani, thashë se po flasim për një njeri që e ke pasur të ftuar në emision. Më bëtë lëmsh tani me këtë gjë. Të kërkoj shumë ndjesë”.
Ronaldo Sharka: “S’ka problem, mosha bën të vetën”.
Fjodora Fjora: “Patjetër, mosha bën të vetën”.