Katër personat e identifikuar si pjesë e celulës terroriste, të cilat kishin planifikuar sulme në Shqipëri, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Mësohet se të dhënat e grumbulluara për ta, u janë shpërndarë të gjitha agjencive ligjzbatuese.
- Iraniani që njihet me, pseudonimin Payman, kreun e celulës;
- Abdolkhalegh Malek Zadeh, i datëlindjes 21 Prill 1979, i cili njihet me pseudonimin “Ferhat”;
- Erwin Aram, i datëlindjes 13 Korrik 1974, i cili njihet si “Alireza Nagahshzadeh” dhe ka pasaporte austriake.
Ndërkohë, BalkanWeb raporton se në kërkim ndërkombëtar është shpallur dhe Abdulselam Turgut, i datëlindjes 27 Maj 1967, për të cilin policia ka dosje më të plotë të dhënash.