Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Plani i ri i Trump/Bëhet gati skenari për t’i treguar vendin Rusisë dhe Kinës

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Plani i ri i Trump/Bëhet gati skenari për t’i treguar vendin Rusisë dhe Kinës

Nga Michael O’Hanlon, “USA Today”/Vendimi i presidentit Trump për t’i kërkuar senatit të miratojë kandidaturën e drejtorit aktual të CIA-s Mike Pompeo në postin e sekretarin të ri të Shtetit, duke zëvendësuar Rex Tillerson, nuk është befasues. Zërat për këtë lëvizje, kanë qarkulluar prej muajsh.

Por është ende një moment i rëndësishëm, për të bërë një vlerësim se në çfarë gjendje ndodhet aktualisht politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara, teksa Pompeo po përgatitet të marrë në dorë frenat e saj, në një moment vendimtar në çështjet botërore.

Së pari, dy fjalë për Tillerson. Është diçka shumë e keqe të shohësh një njeri të mirë, që detyrohet të largohet nga posti pas pak më shumë se një viti në detyrë. Një qëndrim i tillë i shkurtër, nuk lidhet zakonisht me suksesin.

Individë të tjerë, që kanë qëndruar vetëm një vit apo më shumë në detyrë, sikurse ishte shefi i parë i Pentagoni, Sekretari i Mbrojtjes Les Aspin në administratën e Bill Clinton, ish-drejtori i CIA-s Porter Goss në administratën e Presidentit Xhorxh W. Bush, apo këshilltarët e parë të sigurisë kombëtare të Ronald Reaganit – zhduken zakonisht shumë shpejt nga analet e historisë.

Megjithatë, Tillerson meriton të vlerësohet. Ai shfaqi gjykim të mirë mbi një numër çështjesh kyçe si Irani dhe Koreja e Veriut, një vendosmëri të mirë në trajtimin e krizave të ndryshme në mbarë botën, ishte i koordinuar rreth asaj se si të merrej me fuqitë e mëdha si Rusia dhe Kina, dhe krijoi një marrëdhënie të mirë pune me anëtarët e tjerë të ekipit Trump si p.sh me Sekretarin e Mbrojtjes, Jim Mattis (nëse jo domosdoshmërisht me vetë Trump). 

Tillerson ishte më pak mbresëlënës në vizionin e tij si të riorganizonte Departamentin e Shtetit, dhe gatishmërinë për të pranuar shkurtime drastike në masën 29 për qind të fondeve për diplomacinë dhe ndihmën ndërkombëtare të SHBA. Një shkurtim i tillë i buxhetit bazë, nuk është në përputhje me një reformë kuptimplotë.

Shumë diplomatë të lartë amerikanë, do të kundërshtonin dhe jepnin dorëheqjen në shenjë proteste. Kjo pjesë e trashëgimisë së Tillerson, është e pafat.

Fatmirësisht, deri më sot Kongresi ka parandaluar shkurtime të tilla drakoniane në ato që janë tashmë buxhete mjaft modeste, së bashku më pak se 10 për qind të Pentagonit. Por në balancë, ai shërbeu me fisnikëri në detyrën e tij, dhe kombi duhet t’i jetë mirënjohës.

Pompeo, do të duhet të jetë i kujdesshëm për të ruajtur dhe forcuar atë që Tillerson e realizoi si duhet.

Sipas të gjitha të dhënave Pompeo është i zgjuar, dhe ka një marrëdhënie të mirë me Trump. Por, si drejtor i CIA-s, ai kishte luksin e kritikës së politikës, pa qenë nevoja që vetë të prodhonte ide më të mira.

Është e lehtë të thuash se marrëveshja bërthamore e Iranit, mund të kishte qenë më e mirë – dhe në fakt mund të kishte qenë – derisa mund të krijoni një alternativë ndaj saj.

Është e lehtë të mendosh se ne thjesht duhet të “zgjidhim” problemin e Koresë së Veriut, derisa ta kuptoni se të vepruarit kështu, sidomos në mënyrë impulsive, mund të çojë në luftën më vdekjeprurëse që kanë përjetuar amerikanët që nga viti 1945.

Unë besoj se Pompeo di shumë. Por tani, ai do të duhet ta dëshmojë atë – jo vetëm për eprorin e tij, por për Kongresin dhe pjesën tjetër të kombit, të cilit do t’i shërbejë.

Pompeo përballet me një sfidën e rafinimit të gjuhës dhe të të menduarit, të shprehur në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Presidentit Trump të dhjetorit të kaluar, si dhe Strategjinë e tij të Mbrojtjes Kombëtare, që u publikua në janar.

Të dyja këto dokumente, e përshkruajnë Kinën dhe Rusinë me nuanca të ngjashme. Por këto dy vende paraqesin sfida shumë të ndryshme ndaj Shteteve të Bashkuara.

Presidenti rus Putin, është i vendosur të sfidojë politikën e jashtme amerikane dhe interesat e tij në Europë dhe Lindjen e Mesme. Ai e sheh dobësimin e Amerikës, si pjesë të qëllimit të tij kryesor në jetë. Putin sillet gjithashtu si një bandit në vendin e tij.

Ne duhet të përshpejtojmë përpjekjet tona për të zmbrapsur Rusinë, veçanërisht këtu në Shtetet e Bashkuara në drejtim të forcimit të makinerisë sonë elektorale dhe elasticitetit demokratik.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, ne duhet të shqyrtojmë rregullimet e reja të sigurisë për Evropën Lindore dhe Sirinë, që mund të çojnë drejt kompromiseve me Moskën.

Me fjalë të tjera, ne duhet të zhvillojmë një strategji komplekse të zmbrapsjes në disa fusha, dhe të menduarit fleksibël dhe krijuese në të tjerat. Deri më sot, administrata Trump ka qenë kryesisht e mbërthyer në politikën e saj të Rusisë, për shkak të hetimeve mbi zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Është koha të përpiqemi t’i heqim këto kufizime, madje edhe në kohën kur vazhdojnë ende hetimet e Mueller. Në kontrast me Rusinë, Kina është një fuqi mbresëlënëse në rritje. Udhëheqja e saj nën Presidentin Xi është disi më e matur nga Putini, dhe Kina po na ndihmon shumë mirë në lidhje me çështjen e Koresë së Veriut.

Shumë nga praktikat e saj ekonomike dhe politike, janë të pakëndshme në sytë e Amerikës, dhe potenciali i saj industrial dhe ushtarak kërkon një monitorim të kujdesshëm.

Por, në veçanti, Pentagoni nxitohet kur supozon se do të përfundojmë në një konkurrencë për hegjemoni me Pekinin; ndaj edhe në këtë rast kërkohet një mendim më i nuancuar. Është një kohë e vështirë, por edhe emocionuese në politikën e jashtme të SHBA-së.

Unë jam i inkurajuar që Trump ka zgjedhur një udhëheqës të tillë brilant dhe premtues, ndërsa po planifikon tani të emërojë për herë të parë në krye të CIA-s një grua.

Unë mbetem në shumë aspekte një kritik i Trumpit, por për fat të mirë për vendin dhe botën, ai vazhdon të zgjedhë individë të talentuar për të udhëhequr ekipin e tij të politikës së jashtme.

Shënim: Michael O’Hanlon, është drejtor i programit të kërkimit dhe politikës së jashtme në Institutin Brookings. 

Tags: bëhetgatiKinësplaniRusisëskenaritreguarTrumpvendin

TË LIDHURA

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

22:01 | 19/02/2026
Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew
Bota

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor
Bota

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Next Post
Njihuni me programin dhe anëtarët e bordit të “Fundjavë Ndryshe” (FOTO\VIDEO)

Floriana Garo bëhet nënë, emri dhe fotoja e parë e vogëlushes

Detajet/ Iu gjetën 250 mijë euro, izraeliti kishte ardhur nga Moska. Policia dyshon…

Detajet/ Iu gjetën 250 mijë euro, izraeliti kishte ardhur nga Moska. Policia dyshon...

“Trump po na shkatërron ne dhe fëmijët tanë”, deklarata shokuese e shkencëtarit

“Trump po na shkatërron ne dhe fëmijët tanë”, deklarata shokuese e shkencëtarit







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com