Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Plan apo rastësi/E premtja, dita kur VIP-at e Shqipërisë “puthën” prangat

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Plan apo rastësi/E premtja, dita kur VIP-at e Shqipërisë “puthën” prangat

Arrestimi i zyrtarëve të lartë në Shqipëri ka bërë bujë në media, pasi “tradita” e të prangosurve ka dominuar më parë tek njerëzit e thjeshtë. Dita e premte, rezulton të jetë  dita e arrestimeve të përfaqësuesve të lartë në Shqipëri, si nga PD-ja ashtu edhe nga PS-ja.

Ne vite të ndryshme, por në ditë të njëjtë rezulton se janë shoqëruar në polici zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Dikush ne postin e kreut të bashkisë, dikush ne postin e ministrit, por edhe drejtues dhe guvernator banke, kanë një gjë të përbashkët në arrestimet e tyre, ndërsa ajo është dita e premte.

Rastësi apo ndonjë plan i pa dëgjuar e shkruar më parë, këtë s’mund ta themi, por dita e arrestimeve tregon qartë se këtu mund të ketë  diçka për të dyshuar. Kështu ka ndodhur me arrestimin e ish ministrit Spiro Ksera, për të vijuar më pas me arrestimet e ish-kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika, dhe më pas me ish-guvernatorin Ardian Fullani ,dhe kryetarin e Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu .

Të “Premtes së zezë” nuk i ka shpëtuar as Fran Frrokaj, kreu i bashkisë Lezhë, i cili u arrestua pikërisht mesditën e së premtes me dt 16 Mars në zyrën e tij .

SPIRO KSERA

E premte, 29 janar 2016

Të premten e 29 janarit të vitit 2016-të  u ekzekutua urdhër-ndalimi i prokurorisë së Tiranës për ish-ministrin e Punës dhe të Cështjeve Sociale, Spiro Ksera. Mësohet se ndalimi i ish-ministrit Spiro Ksera është bërë gjatë një aktiviteti në Gjirokastër, me urdhër të Prokurorisë. Spiro Ksera është arrestuar pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Bëhet me dije se ai akuzohet për një tender me vlerë 30 milion lekë dhe këtë e ka bërë një ditë para se të linte detyrën si ministër. Pas gjykimit ish ministri u dënua nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 8 muaj burg. Gjithashtu, gjykata ka vendosi që Kserës t’i hiqet e drejta për 5 vite pasi të kryejë dënimin, për ushtrimin e funksioneve publike.

SHPËTIM GJIKA

E premte, 6 Shkurt 2015

“Ka qenë data 6 shkurt e vitit 2015 kur ish-kreu i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika u vu në pranga. Ka qenë mesdita e së premtes kur efektivë të policisë janë paraqitur me udrhër ndalimin nga ana e organit të akuzës. Arrestimi i Gjikes ndodhi rreth orës 14:00 në një restorant pranë banesës së kryebashkiakut 52- vjeçar të Vlorës. Një skuadër policore është paraqitur në lokalin ku po drekonte Shpëtim Gjika dhe pasi ka marrë kontakt me të, i ka bërë me dije se kishte një vendim gjykate për arrestimin e tij”-shkruan TPZ.

Para prangosjes, mësohet se kryebashkiaku ka qenë në zyrën e tij, si çdo ditë tjetër pune në Bashki. Rreth orës 13:00 ai ishte larguar mesa duket për të drekuar diku pranë banesës së tij, ku edhe ndodhi arrestimi. Pasi ka dalë nga restoranti ku ndodhej me disa persona të tjerë, policët i kanë vënë prangat Shpëtim Gjikës, i cili është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

ARDIAN FULLANI

E premte, 5 shtator 2014

Ka qenë data 5 shtator e vitit 2014 kur gjykata kishte caktuar masën “arrest me burg” të vendosur në mungesë ndaj ish-guvernatorit Ardian Fullani, pas kërkesës së prokurorisë. Ka qenë ditë e premte. Në ora 19:45 të mbrëmjes Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ndodhej në zyrën e tij, në godinën e ish-kompanisë VEFA në Tiranë.

Një skuadër e policisë mbërriti te sheshi “Avni Rustemi” me urdhrin e arrestit të lëshuar nga gjyqtarja Blerina Muça, pas kërkesës së prokurorit Ramadan Troci. Sapo Guvernatori kishte hapur derën e makinës së tij “BMË”, me targë TR 0270 Z, katër oficerë policie, dy civilë e dy me uniformë, e kanë penguar të futej brenda.

Oficerët i kanë komunikuar Fullanit urdhrin e arrestit për akuzën “shpërdorim detyre”. Mes punonjësve të Policisë dhe Guvernatorit të Bankës Qendrore ka pasur një bisedë sqaruese, që ka zgjatur vetëm disa sekonda dhe më pas dy prej oficerëve e kanë kapur nga krahët, duke e drejtuar drejt makinës së tyre. Fullani ka hipur në një tjetër “BMË” të bardhë të Policisë dhe është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në orën 19:55 të mbrëmjes, Fullani u fut i prangosur në Drejtorinë e Qarkut, ku u izolua në qelinë e paraburgimit.

XHELAL MZIU

E premte, 20 dhjetor 2013

Arrestimi i kryebashkiakut të Kamzës u bë po në një ditë të premte, në mbrëmje vonë. Ka qenë 20 dhjetori i vitit 2013, kur policia ekzekutoi urdhrin e Prokurorisë për arrestimin e tij për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera publike.

Policia ekzekutoi në mbrëmje vendimin e Gjykatës së Tiranës, që kishte vendosur ndaj kryebashkiakut masën e sigurisë “arrest me burg”, pas kërkesës së Task-Forcës të Prokurorisë, që kishte regjistruar procedim penal që prej muajit shtator.

Një orë pas arrestimit të Mziut, policia shpalli në kërkim edhe drejtorin e zyrës juridike të Bashkisë Kamzë, Atli Hoti, për të njëjtën akuzë, pasi dyshohet të ketë bashkëpunuar me Mziun.

FRAN FRROKU

E premte, 16 mars 2018

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është arrestuar mesditën  e së premtes më 16 Mars  Shoqërimi në polici i kryebashkiakut u bë pas hetimeve për shpërdorim detyre, pasi janë konstatur shkelje. Pas tre ditësh në paraburgim gjykata vendosi arrest shtëpie për Fran Frrokaj .

 

Tags: DitaE PREMTJAkurplanprangatputhenrastesiVIPAT E SHQIPERISE

TË LIDHURA

Trump ngatërroi Armeninë me Shqipërinë, Rama batuta me Macron: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin
Aktualitet

Trump ngatërroi Armeninë me Shqipërinë, Rama batuta me Macron: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin

12:47 | 02/10/2025
Filmoi veten duke ngjitur shkallët pak para vetëvrasjes, 15-vjeçarja filmoi me celular gjithçka para aktit
Aktualitet

Filmoi veten duke ngjitur shkallët pak para vetëvrasjes, 15-vjeçarja filmoi me celular gjithçka para aktit

12:46 | 02/10/2025
Krijohet shoqëria aksionare shtetërore “MobAl” për menaxhimin e transportit publik rrugor
Aktualitet

Krijohet shoqëria aksionare shtetërore “MobAl” për menaxhimin e transportit publik rrugor

12:35 | 02/10/2025
Next Post
Foto/Botërori po afron, zbulohen fanellat e kombëtareve për në Rusi

Foto/Botërori po afron, zbulohen fanellat e kombëtareve për në Rusi

Pjerin Ndreu: Janë përfshirë edhe njerëz të gjakut tim në grabitjen e pronave në Lezhë

Pjerin Ndreu: Janë përfshirë edhe njerëz të gjakut tim në grabitjen e pronave në Lezhë

Video/Kur Ristan “demokrati” mbrojti djalin e diktatorit

Video/Kur Ristan “demokrati” mbrojti djalin e diktatorit

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Trump ngatërroi Armeninë me Shqipërinë, Rama batuta me Macron: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin
Aktualitet

Trump ngatërroi Armeninë me Shqipërinë, Rama batuta me Macron: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin

by mirseda
12:47 | 02/10/2025
0

Një video e kryeministrit Edi Rama në samitin e Komunitetit Politik Evropian, është kthyer në virale në...

Filmoi veten duke ngjitur shkallët pak para vetëvrasjes, 15-vjeçarja filmoi me celular gjithçka para aktit

Filmoi veten duke ngjitur shkallët pak para vetëvrasjes, 15-vjeçarja filmoi me celular gjithçka para aktit

12:46 | 02/10/2025
Krijohet shoqëria aksionare shtetërore “MobAl” për menaxhimin e transportit publik rrugor

Krijohet shoqëria aksionare shtetërore “MobAl” për menaxhimin e transportit publik rrugor

12:35 | 02/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Bilisht-Kapshticë/ Përplasen dy automjete, humb jetën pasgjerja

Aksident i rëndë në aksin Bilisht-Kapshticë/ Përplasen dy automjete, humb jetën pasgjerja

12:29 | 02/10/2025
Osmani në Komunitetin Politik Evropian në Danimarkë: Serbia dhe Rusia kërcënim për Kosovën, BE të mos e shpërblejë Beogradin

Osmani në Komunitetin Politik Evropian në Danimarkë: Serbia dhe Rusia kërcënim për Kosovën, BE të mos e shpërblejë Beogradin

11:57 | 02/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com