Pasditen e sotme janë plagosur tre persona me armë zjarri në Laç. Ngjarja ka ndodhur pasditen në lagjen “Sanxhak” të këtij qyteti, pranë një pike karburanti.
Akoma nuk dihen rrethanat si ka ndodhur plagosja, ndërsa nuk ka të dhëna as për të plagosurit dhe as autorët.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.