Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Plagë e rëndë/Shqipëria furnizon “tregjet e prostitucionit” në Angli

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Plagë e rëndë/Shqipëria furnizon “tregjet e prostitucionit” në Angli

Shqipëria ende konsiderohet si vend i origjinës dhe një vend transit për trafikimin e burrave, grave dhe fëmijëve për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe punës së detyruar në disa vende të tjera.  

Sipas të dhënave raportohet se kjo është ende një plagë e hapur e familjeve shqiptare dhe Shqipërisë, pasi shumë pjesëtarë të shoqërisë për shkak të vështirësive që hasin, përfundojnë në dorën e trafikantëve. Shtresa vulnerabël,  që shfrytëzohen për punë sezonale, gra që përdoren dhe detyrohet të prostituojnë jashtë dëshirë së tyre, pasi tutorët e shikojnë si një mundësi të mirë për të rritur të ardhurat kriminale nga ky aktivitet.

“Gratë që përfundojnë duke u trafikuar shpesh joshen nga burrat me premtime martesore dhe më pas detyrohen të prostituojnë. Viktimat e tjera janë joshur nga oferta pune si kameriere apo vallëzimi në vendet e tjera”-shkruan EU-OCS – European Observatory of Crimes and Security.

Fëmijët shqiptarë, kryesisht nga komuniteti rom dhe egjiptian, shpesh detyrohen të lypin ose të kryejnë forma të tjera të punës së detyruar, siç janë mallrat e shitura nëpër cepet e rrugëve duke rrezikuar shumë nga përplasja apo ndonjë burim aksidentesh. Disa fëmijë shqiptarë dërgohen jashtë vendit si Turqia për të kryer punë sezonale. OJQ-të raportojnë një rritje të numrit të burrave që trafikohen për qëllime skllavërie ose punë të detyruar – në vitin 2013 janë identifikuar 14 viktima meshkuj, kjo u rrit në 17 në vitin 2014 dhe 22 në vitin vijues.

Viktimat shqiptare janë subjekt i trafikimit për shfrytëzim seksual në të gjithë Evropën, veçanërisht në Kosovë, Greqi, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar. Shqipëria po rritet gjithashtu në rëndësi si një rrugë përmes së cilës, po kalojnë emigrantët e Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore dhe Afrikës arrijnë në Evropën Perëndimore.

Duke pasur parasysh natyrën ilegale dhe klandestine të aktivitetit, statistikat zyrtare të ofruara nga qeveria shqiptare dhe OJQ-të janë pranuar gjerësisht si një nënvlerësim i konsiderueshëm i problemit. Megjithatë, në vitin 2001 Komisioni Evropian vlerësoi se rreth 120,000 njerëz u trafikuan çdo vit nëpër Ballkan me Shqipërinë si një arterie e rëndësishme për trafikun e qenieve njerëzore.

Shifrat nga Britania e Madhe në vitin 2015 vlerësojnë se nga 3.266 viktima potenciale të trafikimit të identifikuara në Britani “numri më i madh ku rreth  600 vijnë  nga Shqipëria.”

 Dëshmi të mëtejshme rreth shkallës së problemit mund të mblidhen nga një raport i policisë shqiptare të vitit 2007, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN, e cila konstatoi se më shumë se 5,000 gra dhe vajza u trafikuan dhe u shfrytëzuan për punë seksuale midis viteve 1992 dhe 2005. Sipas të dhënave të BE-së “Rreth 22% ishin të mitur kur trafikoheshin, 4% u shitën në prostitucion të detyruar nga familjet e tyre. “Mendohet se që nga periudha e mbuluar nga raporti, janë identifikuar rreth 1,000 viktima të trafikimit.

Në dallim nga shkalla e problemit, numri i ndjekjeve penale që vijnë nga trafikimi i qenieve njerëzore mbetet shumë i ulët. Në 2016, policia shqiptare hetoi 69 raste të trafikimit të qenieve njerëzore ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ndoqi penalisht 18 trafikantë të dyshuar. Në gjykatat shqiptare në vitin 2016 u dënuan gjithsej 24 trafikantë  ku 11 prej tyre u dënuan për trafikim fëmijësh dhe 13 për trafikim të të rriturve.

Një raport i Departamentit të Shtetit të SHBA-së , ka njohur një përmirësim në rekordin e Shqipërisë në sjelljen e trafikantëve në drejtësi, megjithatë theksohet se  një sërë fushash në të cilat vendi është nën standardet ndërkombëtare kur bëhet fjalë për ndjekjen penale të kriminelëve, duke përfshirë dështimin e vazhdueshëm të policisë për “identifikimin e viktimave të trafikimit ndërmjet individëve të përfshirë në prostitucion të detyruar ose robëri shtëpiake”.

Ka një përmirësim të ndjeshëm, por ende mbetet shumë punë në këtë drejtim.

“Ekspertët mbi Veprimin Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (GRETA), përmirësime  ka pasur në Shqipëri  pasi kjo ka ardhur si pasojë e ndryshimeve në ligj që shtuan ndëshkimet. Ndryshime të tjera të kodit ligjor u dhanë viktimave të huaja të trafikimit në Shqipëri një leje qëndrimi për të qëndruar në vend pasi u liruan, si dhe futjen e kujdesit shëndetësor publik falas për viktimat”-shkruan EU-OCS – European Observatory of Crimes and Security.

Sipas një strategjie kombëtare për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore të vendosura në periudhën midis 2014 dhe 2017, qindra zyrtarë, duke përfshirë gjyqtarë, policë, prokurorë dhe nëpunës civilë janë trajnuar për identifikimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore. Përpjekjet për të bashkëpunuar me zbatimin e ligjit ndërkombëtar gjithashtu janë rritur. Për të zhdukur trazirat e trafikimit të qenieve njerëzore nga Shqipëria duhet të trajtohen  personat në qendra kulturore. Ndaj grave të cilat përballen me një nivel jetese të ulët, sidomos në zonat rurale të vendit. PËRSHTATI TIRANA TODAY.

Tags: permiresimraportetshqiperiate dhenattrafikimitranzit

TË LIDHURA

BIRN: Qeveria planifikon 10 milionë euro për fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier
Shqipëria

BIRN: Qeveria planifikon 10 milionë euro për fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier

17:55 | 25/11/2025
Gara për kreun e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën kur do pyeten kandidatët
Politikë

Gara për kreun e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën kur do pyeten kandidatët

17:07 | 25/11/2025
Dosja “21 Janari”/ Meta thërret avokatin, kërkon të merret në pyetje nga SPAK si person në dijeni
Politikë

Dosja “21 Janari”/ Meta thërret avokatin, kërkon të merret në pyetje nga SPAK si person në dijeni

16:01 | 25/11/2025
Next Post
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Bushati: Ndërkombëtarët flasin sipas interesit, shpesh nuk thonë të vërtetën

Milinkoviç-Savic: Manchester United? Jam i lumtur tek Lazio

Milinkoviç-Savic: Manchester United? Jam i lumtur tek Lazio

Presidenti i pezulluar, Villar: Spanja jashtë Botërorit? Këshilli i Shtetit përgjegjës

Presidenti i pezulluar, Villar: Spanja jashtë Botërorit? Këshilli i Shtetit përgjegjës







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Lufta Gaza, Izraeli merr trupin e një pengu tjetër nëpërmjet Kryqit të Kuq
Bota

Lufta Gaza, Izraeli merr trupin e një pengu tjetër nëpërmjet Kryqit të Kuq

by mirseda
20:21 | 25/11/2025
0

Izraeli do të marrë trupin e një pengu që ndodhej në Gaza, nëpërmjet Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit...

Vdes i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas

Vdes i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas

19:43 | 25/11/2025
Shorti i Botërorit me 5 dhjetor, FIFA zyrtarizon vazon ku do jetë Shqipëria në rast kualifikimi

Shorti i Botërorit me 5 dhjetor, FIFA zyrtarizon vazon ku do jetë Shqipëria në rast kualifikimi

18:53 | 25/11/2025
Përfshihet nga flakët një depo në Londër, evakuohet një shkollë që ndodhej pranë ndërtesës

Përfshihet nga flakët një depo në Londër, evakuohet një shkollë që ndodhej pranë ndërtesës

18:49 | 25/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com