Pjerin Ndreu ka reaguar në kohë reale kundër akuzave dhe fotove të bërëa publike nga ish-kryeministri Berisha.
Ai i ka kujtuar se Vettingu zbardh gjithçka. E po kështu i ka kërkuar që të heqë dorë nga përndjekjet e njerëzve me dreka e darka.
Me tone ironike, deputeti socialist i kujton faktin Berishës se ai është malësor.
Por pavarësisht kësaj, ka harruar rregullat elementare të tavolinës. Për të, në shtëpinë e tjetrit nuk i vendos rregullat, e as nuk zgjedh të ftuarit.