Tre familje nga Shqipëria do të deportoheshin, dy prej tyre u kthyen pas një vendimi të jo të qartë. Në lidhje me dëbimin e tre familjeve nga Shqipëria, të cilave aplikimet për azil u ishin refuzuar, një ditë më parë një sërë ngjarjes emocionuese, kulmuan kur policia shkoi të merrte familjet për t’i nisur ata drejt Shqipërisë. Policia shkoi pranë kampit të refugjatëve në rrugë Katernberger, ku dhe do të merrte familjet shqiptare, shkruan Tirana Today.
Gratë, burrat dhe fëmijët shqiptarë, kishin rreth 45 deri 60 minuta për të marrë gjërat e tyre. “Dy familje respektuan kërkesën,” raportoi zëdhënësi i policisë Torsten Sziesze. Megjithatë, familja e tretë, kishte bërë rezistencë të konsiderueshme. Policët i kishin vënë prangat gruas familjes për të zbutur situatën. Pasi gjithçka ishte qetësuar, prangat ia hoqën, raporton waz.de.
Shoqata e Grave kishte dalë në protestë, lidhur me veprimin që kishte bërë policia ndaj gruas shqiptare.
Disa anëtarë të UP-së, kishin shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe kishin protestuar kur kishin parë të prangosur dhe të futur në makinën e policisë shqiptaren Aferdita. M. Gruaja ishte panik, dhe gjithçka i kishte dalë para e kishte hedhur në tokë. Në vend që të ofronin ndihmë psikologjike, atë e ishin prangosur, bashkë me bashkëshortin e saj. Gruaja duket se donte të merrte një akt vetëvrasës. Vetëm në pizhame dhe pa këpucë, ajo ishte e ulur në makinën e policisë.
Lidhur me rastin në fjalë gjykata vendosi në një procedurë, ku pezulloi deportimin. Familja M. dhe një familje tjetër u lejuan të ktheheshin në Gelsenkirchen. Tetë persona nga stafi administrativ dhe njëmbëdhjetë oficerë policie ishin në rrugën Katernberger.
Administratorët kishin ikur nga banesa pasi gruaja hodhi objekte në drejtim të tyre. Policia duhej të ndërhynte. “Dëbimi u rrëzua nga Gjykata Administrative. Por jo për shkak të aktit të vetëvrasjes që do të ndërmerrte gruaja shqiptare, por për shkak të një gabimi në formë”, thotë Schmitt. Në kërkesën e largimit të BAMF-it letra e domosdoshme mungonte. TIRANA TODAY