Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pirgu i panevojshëm i mllefit me Saimirin

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pirgu i panevojshëm i mllefit me Saimirin

Nga: Andi Bushati

Një valë ofendimesh, ironish dhe përbuzje e pajusitifikueshme ka shpërthyer në rrjetet sociale, që pas shqetësimit naïv të tenorit Saimir Pirgu, se protestat po prishin imazhin e Shqipërisë. Deklarata e tij, se do duhej të jepte edhe 200 shfaqe plus për të zhbërë pamjet e një gome të djegur në mes të Tiranës është kthyer parç dhe mbrapsht, kryesisht nga idhtarët e opozitës. Disa i kujtojnë se askush nuk e ka caktuar atë gardian të imazhit të vendit dhe prandaj nuk ka pse shqetësohet që të pguhet edhe për 200 koncerte më shumë. Të tjerë e krahasojnë me masat dhe peshat e këtueshme, duke i kërkuar se pse nuk turpërohej për hashashin dhe trafikun e drogës, por ngre zërin ndaj njerëzve që protestojnë kundër tyre.

Ka që shkojnë edhe më tej dhe e fusin padrejtësisht në aradhën e pafundme të artistëve të oborit, që ky vend ka prodhuar me shumicë. Të gjitha këto në fakt, janë përcaktime sa sipërfaqësore, po aq dhe të bëra në zemërim e sipër. Ato, të mara së bashku, janë rrjedhojë e disa keqkuptimeve. Këto keqkuptime gëlojnë së pari në vetë kokën e tenorit të famshëm nga Elbasani.

Shqetësimi i tij, se një gomë e djegur në bulevard, mund të përdhosë emrin e Shqipërisë buron nga një propagandë e nevritshme e të gjitha pushteteve, sipas së cilës nuk duhet t’i tregojmë të mbathurat tona të palara në publik. Po t’a shikojmë me vëmendje të njëjtën gjë bënin berishistët dje kur ishin në pushtet, dhe të njëtën gjë bëjnë rilindasit sot pas protestave të opozitës. Thelbi i kësaj teorie përmblidhet në shprehjen e Edi Ramës se “për shqiptarët nuk flas keq në gjuhë të huaj”. Sipas saj, “botës” i duhet treguar një fytyrë e rreme, të huajt duhen gënjyer për ç’ka është në të vërtetë realiteti shqiptar. Ata duhet të na njohin vetëm për zërin e Saimirit apo të Ermonelës, për sparkatat e Elseid Hysaj, apo qoftë edhe për pozat e nxehta toples të Rita Orës, por kursesi për atë çka jemi të vërtetë. Kjo klishe që është krijuar që prej kohës së rilindjes kombëtare, që u çua në ekstrem nga komunizmi, është ruajtur me forcë edhe nga politikanët e sotëm në pushtet, aq sa është shndërruar në një dogmë.

Pikërisht kjo dogmë është ngulitur edhe në kryet e Saimir Pirgut dhe faji i tij i vetëm është se e ka përtypur me naivitet atë. Thesht si një tenor që ka shumë çka tjetër për se ta vrasë mendjen sesa për problemet e ndërlikuara të funksionimit të shoqërisë. Një keqkuptim i dytë, i cili gjithashtu vjen nga një kohë që e kemi lënë pas, është ai për rolin e artistit dhe misionin që ka ai në raport me kombin. Askush nuk do kishte pasur guximin ti kërkonte Gabriel Garsia Markezit edhe 200 tregime më shumë për të zbehur imazhin që Kolombisë i pati lënë Eskobari. Askush nuk do kishte tentuar ti kërkonte Zherar Depardjësë 200 role më shumë, për të fshirë nga kujtesa djegjet dhe thyerjet që bënë jelekët e verdhë anekënd Francës. Askush nuk do ti kishte kërkuar Çelentanos të rikthehej në skenë, për ti fshirë Italisë imazhin e ksenofobit që po i mvesh një racist si Salvini.

Po ashtu dhe Saimir Pirgu nuk ka pse e mban këtë peshë mbi supe. Ai, Dua Lipa, Hamdi Salihi, apo qoftë dhe vetë Kadareja, janë të zhveshur nga kjo përgjegjësi. As ne nuk kemi të drejtë tu’a kërkojmë atë, as ata nuk na e kanë borxh. Ata mjaftojnë të jenë ata që janë, të synojnë kulmet në karierën e tyre dhe duke i bërë mirë vetes, në një farë mënyrë do të arrijnë të përmendin për mirë edhe Shqipërinë. Askush nuk i detyron për më shumë. Sepse veshja e këtij kostumi prej super heroi, që mëton të transformojë imazhin e një kombi të tërë, më shumë sesa të dobishëm, mund t’i shndërojë në qesharakë.

Një tjetër keqkuptim, disi më i koklavitur dhe më i vështirë për rugën që ka zgjedhur të marrë në jetë dhe për formimin me të cilin është mbrujtur Saimir Pirgu, është ai nëse protestat, qofshin ato edhe të forta apo radikale, janë bekim apo mallkim për imazhin e një vendi? Sot, është e vështirë të thuhet se popujt që guxuan ndërmernin, aspak në mënyrë paqësore, pranverën arabe, për të transformuar shoqëritë e tyre, kanë vulosur një imazh të keq për veten. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sebët që ia mësynë godinave qeveritare për të rrezuar Millosheviçin, apo për gjoorgjianët dhe ukrahinasit që u sollën po njësoj në revolucionin e trëndafilave apo të portokalleve.

Pra, debati se kush gëzojnë imazh më të mirë, ata popuj që duan të ndryshojnë qoftë dhe me çmimin e gomave të djegura, apo të xhamave të thyer, apo ata të tjerë që janë të gatshëm të nënshtrohen duke duruar një letrargji vdekjeprurëse, e ka marrë tashmë përgjigjen. Por natyrisht, ky debat elitar, këto kontradikta me të cilëat argëtohen intelektualët, këto dilema që mundojnë sa filozofët, po aq edhe sociologët, nuk janë shqetësimet e përditshme, as brumi me të cilin është mbrujtur Saimir Pirgu. Preokupimi dhe talenti i tij kanë qenë të tjera. Që nga ditët e largëta kur merte mikrofonin dhe këndonte në dasmat elbasanase e deri në pikën kur Klaudio Abado e mori pas vetes, duke i thënë ky djali do të jetë Ferndndoja im, investimi i tij ka qenë për vokalin, sjelljen skenike, dhe përvetësimin e repertorit të më të mëdhenjve të kësaj bote. Dhe aty vërtet ka shkëlqyer me koston e lënies pas dore të një pjesë shqetësimesh që kanë të vdekshmit e tjerë, si ato për politikën, demokracinë dhe zhvillimin shoqëror.

Gafa e Saimir Pirgut ishte se këtë herë, ai përdori atunë që i ka dhënë talenti i tij i veçantë për të zbarkuar në një fushë ku është më i zakonshëm sesa të zakonshmit. E në këtë botë, që nuk është e tija, ai duket si një personazh i ç’akorduar. Aty ai ngjan me atë vizatimin brilant që Millosh Forman, në Amadeus, i ka bërë Moxartit të vet: një gjeni i pakrahasueshëm në skenë, por fëmijnor dhe gati qesharak mes intrigave të oborrit mbretëror.
E tillë ishte dhe përpjekja e Saimir Pirgut për të hyrë në një fushë që nuk ishte e tija. Aq e papërshtashme dhe aq e pa vend, sa do të qe edhe gjykimi i roleve të tij nga urdhëruesit e djegjes së gomave. Sepse reagimi i Pirgut për to është i barazvlefshëm me gjykimin që mund ti bënte Monika Kryemadhi “Rigoletos”, apo Flamur Noka “La Boheme”.

Prandaj ai si i tillë as nuk duhet anatemuar dhe as nuk duhet paragjykuar. Pirgu i sharjeve ndaj tij është i pa vend. Ofendimet si artist obori janë të ekzagjeruara. Paranojat se i shërben dikujt apo po përdoret prej një tjetri janë qesharake. Ai thjesht duhet justifikuar si dikush që zbret si ufo në një botë që nuk është e tija. Si dikush që mer guximin të mos heshtë për gjera që nuk i kupton, duke harruar për një çast se e ka të pamundur të jetë më shumë sesa një tenor i madh.

Tags: ANDI BUSHATISaimir Pirgutenori

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
“Kemi territore në Egje”, grekët sulmojnë me “Molotov” konsullatën turke pas deklaratave të Erdogan

“Kemi territore në Egje”, grekët sulmojnë me “Molotov” konsullatën turke pas deklaratave të Erdogan

Edicioni informativ i datës 4 mars 2019, në “Tirana Today”

Edicioni informativ i datës 4 mars 2019, në "Tirana Today"

Basha me aleatët: Rama s’na tremb, as me regjimin ushtarak para Kuvendit!

Basha me aleatët: Rama s’na tremb, as me regjimin ushtarak para Kuvendit!

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com