Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Pikante, Skënderbeu-Young Boys/ Ja çfarë nuk u pa në TV

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Pikante, Skënderbeu-Young Boys/ Ja çfarë nuk u pa në TV

Shiu “tremb” tifozët dhe, ndryshe nga herët e tjera në ndeshjet e Skënderbeut në Europë, ishte një stadium i boshatisur. Një ish-kandidat për deputet që jep ndihmën e parë për Gavazajn, si dhe tifozët e Yang Boysit që ia dalin të fusin në stadium flakadanë. Të gjitha këto dhe jo vetëm ishin disa nga pikantet e sfidës së djeshme në “Elbasan Arena” që nuk u panë në TV.

-Edhe pse Skënderbeu luan në Europë dhe pritej një interesim i madh i tifozërisë, nuk ka ndodhur kështu. Moti i keq dhe orari i vonë ka bërë që tifozët të “trembeshin”. Dy sektorët pas porte ishin pothuajse të boshatisur, si dhe një pjesë e mirë që kishin marrë biletë preferuan të mos e ndiqnin në stadium, ndaj numri i tyre nuk i kalonte 4 mijë tifozë.

– Si “Ujqërit e Dëborës”, ashtu edhe ultrasit e Jang Bojs sfiduan motin e keq dhe, gjatë të gjithë kohës, mbështetën skuadrën e tyre përgjatë 90 minutave, pavarësisht rezultatit që ishte gjatë gjithë ndeshjes.

-“Elbasan Arena” ndryshon look për këtë sfidë, teksa i është përshtatur kompeticionit të Ligës së Europës. Stadiumi u mor në dorëzim nga UEFA dhe çdo gjë kishte lidhje me ta, normalisht edhe reklamave dhe logove.

-Përveç faktit që shqiptarët paraqiten në stadium edhe pas fillimit të ndeshjes, ka nga ata që preferojnë ta shohin ndeshjen edhe falas. Ballkonet e pallateve pranë stadiumit ishin të mbushura me tifozë.

-Për fat të keq, në stadium ka edhe njerëz të papërgjegjshëm. Në banjat e impiantit, pasi kishin bërë nevojat e tyre personale, tifozët kishin hedhur edhe mbeturina, duke treguar në këtë mënyrë edhe anën e tyre të errët.

-Në përkrahje të Skënderbeut kishte edhe tifozë nga lindja e largët, të cilët nuk ngurrojnë të pozojnë për “Panorama Sport”. Pavarësisht kësaj, nuk u sollën dot fat korçarëve, sepse nuk ia dolën të merrnin tri pikë.

-Kontrollet si gjithnjë në ndeshje ndërkombëtare ishin të rrepta, teksa shumë çadra u bllokuan në hyrje të stadiumit, kjo si pasojë e masave të marra nga policia dhe organizatorët e ndeshjes.

-Për shkak të motit të keq, nuk mbizotëronin ngjyrat bardhekuqe të Skënderbeut, por ato blu. Kjo, për shkak të plasmasëve që veshën tifozët që të mbroheshin nga shiu.

-Gavazaj transportohet me ambulancë pas një dëmtimi në lojë. Interesantja ka të bëjë me faktin se pjesë e stafit që i dha ndihmën e parë ishte edhe fizioterapisti Florenc Spaho, një ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e kaluara.

sdfsdfsdfsdfsdf

-Duke qenë se dëmtimi i Gavazajt ishte i papritur, tekniku Ilir Daja detyrohet që të fusë në lojë Takun pa bërë nxehmje të mirëfilltë, duke u gjendur i papërgatitur për këtë situatë në lojë.

-Tekniku i miqve të Jang Bojs, duke parë që loja e të tijve nuk po shkonte si duhej, detyrohet që të nxjerrë në nxehmje tre futbollistë që në minutën e 27-të të pjesës së parë.

-Në minutën e 35-të, tifozët pretendojnë për një penallti për Skënderbeun, por më kot, sepse nuk ka asgjë për kryesorin. Të njëjtën gjë bëjnë edhe në të 70-ën dhe vendimi i kryesorit ishte i njëjti. Nuk ka penallti!

-Momenti i golit të Soue ka elektrizuar stadiumin, teksa tifozët kanë festuar golin e Skënderbeut. Një tjetër përjetim pati goli i miqve që barazoi sfidën, teksa në stadium pllakosi heshtja.

-Në tribunën VIP nuk kanë munguar kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, si dhe ish-ministri i Financave, Ritvan Bode, që njihet për dashamirësinë e tij ndaj Skënderbeut. Përpos tyre pati edhe figura të tjera të njohura të sportit dhe politikës.

-Duket sikur tifozët miq nuk u janë nënshtruar kontrolleve, sepse në momentin e shënimit të golit ndezën flakadanë. Se kush do të marrë një gjobë nga UEFA, për këtë fakt nuk dihet…

-Në fund të ndeshjes, lojtarët e Skënderbeut nuk ngurruan që të përshëndeteshin me tifozët e tyre në shkallët e stadiumit, të cilët sfiduan shiun dhe përkrahën skuadrën gjatë gjithë ndeshjes.(p,sport)

/Tirana Today/

Tags: çfarëPikanteSKËNDERBEU – Young Boys/tv

TË LIDHURA

E kapi duke vjedhur, pronari dhunon hajdutin në Tiranë, arrestohen të dy
Shqipëria

Sot, ndeshja Shqipëri-Letoni/ “Paralizohet” kryeqyteti

08:36 | 09/09/2025
Triumf me spektakël, Kosova tregohet e madhe ndaj Suedisë
Sport

Triumf me spektakël, Kosova tregohet e madhe ndaj Suedisë

22:53 | 08/09/2025
Gjendja e kuqezinjve, çfarë e shqetëson Silvinjon?
Sport

Gjendja e kuqezinjve, çfarë e shqetëson Silvinjon?

17:31 | 08/09/2025
Next Post
Guximi i Albin Kurtit dhe hipokrizia e Edi Ramës

Guximi i Albin Kurtit dhe hipokrizia e Edi Ramës

Özil, Götze dhe Khedira jashtë planeve të Löw

Özil, Götze dhe Khedira jashtë planeve të Löw

Përplasje me armë në Laprakë, plagosen katër persona

Përplasje me armë në Laprakë, plagosen katër persona

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
Heroizmi i një mjeku shqiptar në ajër/ Dr. Kristo Papa i jep ndihmën e parë pasagjerit në avionin Tiranë-Londër, pasi shfaqi probleme shëndetësore

Heroizmi i një mjeku shqiptar në ajër/ Dr. Kristo Papa i jep ndihmën e parë pasagjerit në avionin Tiranë-Londër, pasi shfaqi probleme shëndetësore

21:36 | 08/09/2025




TË FUNDIT

E kapi duke vjedhur, pronari dhunon hajdutin në Tiranë, arrestohen të dy
Shqipëria

Sot, ndeshja Shqipëri-Letoni/ “Paralizohet” kryeqyteti

by mirseda
08:36 | 09/09/2025
0

Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas...

Triumf me spektakël, Kosova tregohet e madhe ndaj Suedisë

Triumf me spektakël, Kosova tregohet e madhe ndaj Suedisë

22:53 | 08/09/2025
Protesta e tifozëve italianë, vërshëllejnë himnin izraelit dhe i kthejnë shpinën fushës

Protesta e tifozëve italianë, vërshëllejnë himnin izraelit dhe i kthejnë shpinën fushës

22:35 | 08/09/2025
Vriten 4 ushtarë izraelitë në Gaza

Vriten 4 ushtarë izraelitë në Gaza

22:21 | 08/09/2025
Donald Trump shfaqet në ‘US Open’ me mbesën 14-vjeçare

Donald Trump shfaqet në ‘US Open’ me mbesën 14-vjeçare

22:04 | 08/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com