E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Pesë fenomenet në dukje moderne, por që janë çuditërisht shumë më të vjetra

Disa dukuri moderne, të cilat duket se janë produkt i shekullit XXI, mund të mos jenë aq moderne sa mund ta mendoni.“Historia përsëritet”, mund të jetë një nga frazat më të shpeshta që mund të keni dëgjuar, dhe me të drejtë.

Është i habitshëm fakti, se si me kalimin e kohës njerëzimi riciklon vazhdimisht të njëjtat ide dhe koncepte, dhe pastaj i emërton ato si “të reja”. Ja cilat janë disa fenomene dhe objekte,që shumica e njerëzve do t’i konsideronin si fenomene moderne, por që në fakt nuk janë të tilla.

  1. Selfit

Në kundërshtim me besimin e shumë-përhapur,“fotoja e auto-portretit”, ose “selfi”, ka ekzistuar shumë kohë para shpikjes sësmartfonit. Sigurisht, sot është bërë më e lehtë të bësh një selfi me kamerën e celularit personal. Por selfi është po aq i vjetër sa edhe aparati fotografik.

Në fakt, fotoja e parë e këtij lloji është realizuar në vitin 1839 nga fotografi Robert Kornelius. Sot do ta kishit të vështirë të gjenit një adoleshent që nuk bën selfi. Por adoleshenti i parë që raportohet se e bëri këtë, ishte Dukesha e Madhe ruse Anastasia Nikolaevna në moshën 13 vjeçare.

Në vitin 1914, ajo bëri një foto duke përdorur një pasqyrë, dhe ia dërgoi atë një shoku. Në letrën shoqëruese, ajo shkroi “E bëra këtë foto duke parë pasqyrën. Ishte shumë e vështirë, pasi duart po më dridheshin”.

  1. Navigatorët e makinave

Navigimi satelitor e ka revolucionarizuar përvojën e ngarjes së makinës. Ai është një shembull se si nga teknologjia ka përfituar i gjithë njerëzimi. Shumë kohë përpara përdorimit të teknologjisë satelitore, ekzistonte një pajisje navigimi e quajtur “TripMaster Iter Avto”.Pjesërisht, ai cilësohet si udhëzuesi i parë i shoferëve. Përbëhej nga një sërë hartash prej letre, të cilat shpaloseshin në varësi të shpejtësisë së makinës.

  1. Frigoriferët

Zakonisht mendohet se u shpikën, vetëm kur njerëzimi nisi të përdorte energjinë elektrike. Por që2500 vjet më parë, qytetërimet kishin shpikur një mënyrë gjeniale për ta mbajtur ushqimin të ftohtë edhe në nxehtësinë e shkretëtirës, Yakhchal, një lloj frigoriferi persian.

Duke pasur kuptimin “gropë akulli” në persisht, Yakhchal është një strukturë me kupolë me një hapësirë për ​​ruajtjen nëntokë të akullit të freskët gjatë gjithë vitit. Ato përdoren ende sot në zona të ndryshme të Iranit.

  1. Sportistët tepër të paguar

Nuk është ndonjë sekret që sportet më të famshëm në botë kanë paga shumë të larta. Në disa sporte, vetëm paraqitja në një ndeshje, garanton një pagë shumëfish më të lartë se sa pagat mesatare të njerëzve të zakonshëm. Por kjo nuk është një dukuri moderne. Në shekullin II, romak Gaius Diokles, mori pjesë në më shumë se 4200 gara me karroca gjatë karrierës së tij,duke fituar shumë para.

Përgjatë një karriere që zgjati 24 vite, ai kishte një normë mesatare suksesi prej rreth 50 për qind, duke arkëtuar shumën mbresëlënëse të36 milion sestercave romake, që sot do ishte ekuivalenti i 15 miliardë dollarëve. Pasuria e tij ishte e mjaftueshme për të paguar çdo ushtar romak për një periudhë prej 2 muajsh.

  1. Mesazhet me tekst

Në vitin 1890, dy operatorë telegrafikë në pjesë lindore dhe perëndimore të SHBA-së komunikuan përmes mesazheve. Ata u njohën me njëri-tjetrin dhe krijuan një miqësi, pa u takuar kurrë fizikisht. Për më tepër, shkruan mesazhe me shkurtesa. Më poshtë kemi një pjesë të bisedës së tyre, e cila dëshmon qartë se stenografia e mesazheve të shkurtra,ekzistonte shumë kohë përpara mbërritjes së shekullit XXI:

“Hw r u tsmng?”

“I’m ptywl; hw r u?”

“I’m ntflgvywl; fraid I’ve gt t mlaria.”

Duke gjykuar nga këto shembuj, është e sigurt të thuhet se shumë fenomene dhe koncepte moderne,që ne mendojmë se janë fryt i teknologjia e sotme, janë konceptuar prej kohësh.

Burimi i lajmit: https://www.learning-mind.com/modern-phenomena-old/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro 2020/ Turqi-Uells 18:00, Turqia pret reagim, ndeshja e fundit mes tyre 6-4

18:00: Turqi - Uells (Grupi A, Baku) Turqia u shkërmoq nga Italia në Romë të premten, për një pjesë të madhe të ndeshjes e mbyllur...

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut/KPK shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit nga detyra për prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar...

‘Basha vodhi zgjedhjet’, grupimi ‘Për PD’-në zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...