Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Përse u largua Shahini para përfundimit të mandatit? Flet Lindita Nikolla

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përse u largua Shahini para përfundimit të mandatit? Flet Lindita Nikolla

Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka komentuar largimin e Besa Shahinit nga posti i ministres, para përfundimit të mandatit.

Në një intervistë për Abc News, Nikolla tha se nuk e sheh si shqetësues largimin e Shahinit. Ajo theksoi se Shahini arriti ta përfaqësonte me shumë përgjegjësi Ministrinë e Arsimit.

Sipas saj, largimi i Shahinit nuk duhet të sjellë kritika, pasi qeverisja është një program dhe jo një fushë-betejë.

Pjesë nga intervista:

Do të kishit dashur të ishit ministre?

Nikolla: Nuk di të them a do të kisha dashur të isha, por edhe mund të kisha dashur. Vështirësitë janë të shumta. Ajo që është më rëndësi është se unë ndihem shumë pranë. Për 5 vite pata nderin të administroja. Nuk jam shkëputur, për të dhënë mendim dhe këshilla.

Gjatë kësaj kohë ju kanë kërkuar këshilla, kush?  Besa vetë ju ka kërkuar këshilla?

Nikolla: Kemi komunikuar, në momente të caktuara ajo ka telefonuar.

Si i keni pasur marrëdhëniet kur ishte zv. ministrja juaj?

Nikolla: Ka shumë aludime, por bashkëpunimi me Besën ka qenë shumë i mirë. Kam qenë me fat që edhe një përfaqësuese nga Kosova me projekte të caktuara ka qenë një zë i cili është dëgjuar.

Ja u komunikoi kryeministri arsyen e largimit?

Nikolla: Arsyet ishin sheshit, kujtojmë që ishte një protestë studentore që adresoi disa problematika.

Domethënë,- ju ishit koke turku?!

Nikolla: Jo… nuk e thashë këtë.

Ishin disa situata problematika dhe ai institucion kërkonte energji të re. Ndoshta kishte ardhur momenti për një energji të re.

Më duhet të them që Besës, iu desh jo vetëm të përshtatej me një mentalitet tjetër, por ana tjetër, drejtoi sektorin e arsimit në momentet të vështira, në situatën e tërmetit, që kërkonte një përgjegjësi ndryshe. Unë besoj që Besa ka punuar me shumë përgjegjshmëri dhe ka bërë më të mirën.

Përse nuk i shkoi deri në fund mandatit?

Nikolla: Besoj që këto pyetje duhet t’ja bëni Besës.

Jam e prirur të besoj atë që Besa bëri publike. Edhe në komunikimin që kam pasur me Besën, të njëjtën përgjigje kam marrë.

A është një dështim, kur ti i thua që unë nuk do të marr pjesë në betejën e 25 prillit?

Nikolla: Personi në fjalë e pa të arsyeshme që nuk do të jetë pjesë e fushatës së ardhshme. Ka problematika që lidhen me familjen… Unë them që ky nuk është moment për tu kritikuar.

Më çfarë karte qeverisëse do të shkoni përpara elektoratit?

Nikolla: Nuk është një betejë që ka marrë pushkën, qeverisja është një program. Unë nuk Besoj që Besa dhe përfaqësues të tjerë që u bënë pjesë e qeverisë nuk kanë çuar përpara programin.

Edhe unë edhe Ditmiri jemi anëtarë të PS. Nuk ka ikje dhe rikthime, ne kemi qenë aty. Unë u largova nga qarku Lezhë për të marrë një detyrë si sekretare e burimeve njerëzorë. Nuk ka asnjë gjë të keqe kur një skuadër riformaton energjitë.

Ju nuk e dinit më parë?

Nikolla: Jo nuk e dija, por kjo nuk ka rëndësi.

 

Tags: besa shahinitlargimiLindita Nikolla

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
‘U kap me 613 kg’/ Prokuroria kërkon 21 vite burg për Arbër Çekaj

Trafikimi i 613 kg kokainë, 14 vjet burg për Arbër Çekajn

“Humbi një ‘shans historik’”/ Gazetarja: Shumë mirë që Shahini nuk është më ministre

“Humbi një ‘shans historik’”/ Gazetarja: Shumë mirë që Shahini nuk është më ministre

Gjiknuri thirrje opozitës: Sillni një model, hapja e listave ka sfida

Gjiknuri refuzon opozitën: Mbledhja e Këshillit Politik të premten







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com