Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Përse NATO ka kaq shumë rëndësi?!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Sulmet ndaj Aleancës, NATO nxjerr “armën” sekrete

“The New York Times”/Sikurse vërejti në një rast Lord Ismay, sekretari i parë i NATO-s, aleanca transatlantike u krijua për të “mbajtur jashtë Bashkimin Sovjetik, brenda amerikanët, dhe poshtë gjermanët”.

Shtatë dekada më vonë, këto qëllime kryesisht janë përmbushur (po, gjermanët u ringritën, por në mënyrën e duhur) dhe shumë njerëz – përfshirë padyshim, presidentin e Shteteve të Bashkuara – pyesin nëse aleanca e ka ende një qëllim.

Në fakt e ka një të tillë. Ajo mbetet aleanca ushtarake më e suksesshme në histori, garanti i një paqeje të udhëhequr dhe financuar nga amerikanët, që nxiti prosperitetin perëndimor dhe pengoi luftërat e reja botërore. Askush nuk ka propozuar diçka më të besueshme për ta përmirësuar atë.

Por, ndërsa aleatët mblidhen në Bruksel këtë javë për takimin e tyre vjetor, shumë njerëz po pyesin nëse presidenti amerikan synon shkatërrimin e saj. E lindur pas Luftës së Dytë Botërore, NATO e lidhi Amerikën dhe Evropën, jo vetëm në një premtim të mbrojtjes së ndërsjellë, por në avancimin e qeverisjes demokratike, sundimit të ligjit, të drejtave civile dhe të njeriut, dhe një ekonomie gjithnjë e më të hapur ndërkombëtare.

Aleanca ishte bërthama e një rendi liberal botëror të udhëhequr nga amerikanët, që shtrihej deri në Azi, dhe që mbështet mbi një rrjet institucionesh ndërkombëtare, duke përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Bankën Botërore.

Mbrojtja ushtarake amerikane, u dha aleatëve hapësirë për të zhvilluar ekonomitë e tyre dhe shoqëritë pluraliste. Me gjithë kompromiset dhe dështimet e rastit, eksperimenti ishte gjerësisht i suksesshëm. Gjatë ekzistencës së saj, NATO shpesh ka qenë e tendosur, pasi ambienti i sigurisë dhe mjedisi kanë evoluar.

Pas Luftës së Ftohtë, ajo gjeti një qëllim të ri, duke mbrojtur myslimanët në Ballkan , dhe pas sulmeve të 11 Shtatorit, duke ndihmuar Shtetet e Bashkuara të luftojë terroristët në Afganistan, Irak, Afrikë dhe gjetkë.

Ish-vendet komuniste, e zgjeruan aleancën nga 12 në 29 anëtarë, ndërsa të tjerë po “trokasin” në derë edhe tani, të shqetësuar nga një Rusi e lënduar dhe agresive.

Gjatë 7 dekadave, NATO e ka përdorur angazhimin e vet të mbrojtjes së ndërsjellë sipas Nenin 5, vetëm në një rast:në mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara pas sulmeve të 11 shtatorit.

Edhe sot, forcat e armatosura të 39 vendeve po shërbejnë, dhe nganjëherë po vdesin me trupat amerikane në Afganistan. Më shumë se 70 vende (të NATO-s dhe jo vetëm), janë pjesë e luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik; dhjetëra vende i janë bashkuar një nisme globale kundër terrorizmit.

Megjithatë, sot NATO është dobësuar nga brenda – nga dështimi i anëtarëve për të shpenzuar sa duhet mbi mbrojtjen; tek rritja e nacionalizmit dhe autoritarizmit, veçanërisht në Turqi, Hungari dhe Poloni; dhe ndoshta mbi të gjitha, nga vetë presidenti Trump, i cili duket se preferon presidentin rus Vladimir Putin, ndaj aleatëve evropianë të Amerikës.

NATO, ka qenë gjithmonë e varur nga udhëheqja e SHBA-së, ekonomia më e madhe në botë, dhe fuqia ushtarake më vdekjeprurëse.

Zoti Trump, jo vetëm që nuk dëshiron të udhëheqë Perëndimin, ai ka e denigruar aleancën, ka shantazhuar udhëheqësit e saj, dhe e ka akuzuar NATO-n dhe Bashkimin Evropian, se e kanë shfrytëzuar fuqinë amerikane.

Në një tubim në Montana javën e kaluar, ai u ankua se ndërsa Shtetet e Bashkuara po e mbrojnë Europën, “ata po na e hedhin në tregti”. “Ne jemi budallenjtë që paguajmë për të gjithë”- tha presidenti. “Do të takoj aleatët e NATO-s dhe do t’u them:Duhet të filloni të paguani faturat tuaja!”.

Ndërsa edhe paraardhësit, i kanë nxitur aleatët të rrisin buxhetet e tyre ushtarake, Trump ka një pikëpamje të njëanshme, të NATO-s si një marrëdhënie transaksionale, në të cilën anëtarët duhe të paguajnë për mbrojtjen.

Shumë aleatë, mund të bëjnë më shumë për të arritur nivelin e synuar të shpenzimeve në 2 për qind të PBB-së së tyre vjetore mbi mbrojtjen, deri në vitin 2024.

Përballë kërcënimit rus dhe presionit të zotit Trump, ata po shënojnë një përparim real drejt këtij qëllimi, për të cilën presidentit mund t’i njihet njëfarë merite.

Por NATO nuk është një klub golfi. Ky president, nuk ka treguar asnjë kuptim të fuqisë së partneritetit dhe natyrës reciproke të lidhjeve të saj, në një aleancë që qëndron për diçka shumë më të madhe, sesa thjesht pagesa në kohë e detyrimeve financiare.

“NATO mund të durojë 4 vjet nën presidentin Trump”- tha gjatë një interviste një ish-ambasador i NATO-s. “Por nuk mendoj se do të përballojë dot 8 vite me të”.

Duke pasur parasysh trashëgiminë e mbështetjes së republikanëve ndaj sigurisë kombëtare dhe aleatëve demokratikë, mund të pritet që drejtuesit republikanë në Kongres të ngrenë zërin.

Por, duke pasur frikë nga Trump, ata kanë qenë praktikisht të heshtur, kur ai ka dëmtuar aleancat e Amerikës.

Takimi i NATO-s, pritet të miratojë hapa të reja të rëndësishme për të frenuar Rusinë, të cilën shumica e aleatëve dhe e këshilltarëve të lartë të zotit Trump e njohin si një kërcënim, edhe nëse presidenti nuk e bën këtë.

Këto masa përfshijnë vendosjen e dy komandave të reja ushtarake, zgjerimin e përpjekjeve në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike, të anti-terrorizmit, si dhe miratimin e një plani të ri për të përshpejtuar përforcimin e trupave dhe pajisjeve për Poloninë dhe shtetet baltike, për të penguar agresionin rus.

Shumë shpejt, NATO do të duhet të vendosë se çfarë të bëjë me Turqinë dhe vendet e tjera, që po shkatërrojnë strukturën e aleancës përmes mohimit të parimeve demokratike.

Në mbledhjen e kësaj jave, rezultati që ka më shumë rëndësi, është një angazhim i vendosur dhe bindës për një NATO të fortë, të gatshme të kontribuojë për stabilitetin, dhe për t’u përshtatur me sfidat e ardhshme.

Pa një vizion koherent të vetin për t’i bërë amerikanët, dhe demokracinë në përgjithësi, më të sigurt në një botë pa NATO, zoti Trump do të bënte mirë që ta ndërmerrte këtë angazhim, dhe të nderonte miqtë që kemi.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: NATOrëndësiSHBAshumë

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Video/ “Na plasi tra… ik qërohu, maskara!”, plas sherri mes kontrollorit dhe të moshuarit

Video/ "Na plasi tra... ik qërohu, maskara!", plas sherri mes kontrollorit dhe të moshuarit

Milionere dhe nënë e 14 fëmijëve

Milionere dhe nënë e 14 fëmijëve

Zbulohen 24 biznese me evazion fiskal  26 mln euro

“Ndryshimet në paketën fiskale, poshtëruese për biznesin”







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia
Aktualitet

I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia

by mirseda
12:26 | 05/01/2026
0

Gert Bushati është lënë me masën “arrest me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër,...

Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

10:06 | 05/01/2026
Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

09:44 | 05/01/2026
Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

22:07 | 03/01/2026
Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com