Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Përse “luftën kundër zhulit” do ta fitojmë me fëmijë, jo me ushtarë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Udhëtimi i të mallkuarve, historia e trishtë e anijes së  hebrenjve

Dorina Bilbili/Shpallja e luftës kundër “zhulit”, duke dhënë koncesione për menaxhimin e mbetjeve, apo deri në nxjerrjen e ushtrisë në rrugë për të mbledhur mbeturina, thjesht janë hapa të pamjaftueshëm, sepse nuk prekin në thelb problematikën.

Forumi Ekonomik Botëror e rendit Shqipërinë në 5 vendet e para që janë më të ndjeshme ndaj ndotjes. Për shkak të kësaj të fundit, afro 5.000 shqiptarë në vit rrezikojnë të vdesin. Agroweb.org tregon se energjia dhe transporti, pasuar nga sektorët e bujqësisë dhe të mbeturinave, janë kontribuues të rëndësishëm në emetimet e gazrave serë në Shqipëri.

Përse Shqipëria vuan nga nivele të tilla ndotjeje? Shumë fajësojnë një sërë shkaqesh të dukshme, si mungesën ose infrastrukturën e degraduar për mirëmenaxhimin e mbetjeve. Pas 10 vitesh në terren, si aktiviste e Korpusit të Vullnetarëve, kam vërejtur si shkak primar të ndotjes: Mungesën e edukatës qytetare dhe sjelljen barbare ndaj mjedisit.

“I tërë planeti është shtëpia jonë. Ne jemi e vetmja specie që sistematikisht shkatërrojnë vendbanimin tonë”, ka thënë Marianne Williamson, e që na shkon fatkeqësisht kaq për shtat edhe neve. Shqiptarët vijojnë të lënë pas mbeturinat e prodhuara prej tyre, bizneset po ashtu. Andaj lipset që fondet dhe energjia e destinuar për pastrimin e vendit të investohet në një fushatë të mirëmenduar me qëllim edukimin e drejtpërdrejtë të popullit. Ky investim i qeverisë do të ndihmonte edhe udhëheqësit lokalë të shohin se si jetesa në një mjedisi të pastër nuk është vetëm “karburant” për rritjen ekonomike, por është një e drejtë thelbësore e njeriut.

Gjatë veprimtarisë sonë kemi mbledhur dhjetëra tonelata mbeturina. Kemi synuar të injektojmë edukatë tek qytetarët në plazhe duke u dhuruar qese për të hedhur mbeturinat. Kam kuptuar se si një gjest kaq i thjeshtë ka prodhuar efekt. Jo i madh, por i dukshëm.

Shoqëria jonë, (e këtu s’jemi vetëm), studion se si vlerat kulturore ndikojnë në një sërë çështjesh si arsimimi, shpërndarja e pasurisë, mbikëqyrja e qeverisë, por shkalla në të cilën këto vlera ndikojnë në qëndrimet ndaj mjedisit nuk është e dokumentuar mirë, edhe pse rëndësia është kapitale.

Kemi shembullin se në çfarë terreni është luftuar në Marok që vajzat të shkolloheshin. Një natë një vullnetar i fushatës “për shkollimin e vajzave marokene” dëgjoi një trokitje në derën e shtëpisë. Pasi e hapi pa dy fëmijë të vegjël. I njohu menjëherë, pasi ishin pjesëmarrës në shkollën ku kishte prezantuar furçat e dhëmbëve dhe planin mësimor vetëm dy ditë më parë.

Vullnetari kujton se fëmijët e pyetën për më shumë rreth furçave të dhëmbëve. “Por pse?”, i pyeti vullnetari me habi. Ata shpjeguan se prindërit e tyre, të pavetëdijshëm për fushatën e higjienës dentare, kishin parë një përdorim të ndryshëm për furçat: I kishin përdorur për pastrimin e thundrave të dhive. Vullnetari në atë moment kuptoi që, nga distanca kulturore, nuk u kishte dhënë mjaftueshëm informacion: Furçat e dhëmbëve janë për përdorim ekskluziv të një personi, jo anëtarëve të familjes dhe jo kafshëve të fermës. Pra ai duhet të sillte informacionin, jo vetëm në klasa, por edhe në shtëpi.

Në Shqipëri kjo është e tejkaluar, por e solla në vëmendje për të kuptuar se edhe me qasjen ndaj ndotjes, ka diçka që nuk shkon brenda botëkuptimit të shoqërisë shqiptare. Fushata për luftën ndaj saj duhet të jetë konsistente, pa afat, me cilësi të lartë, shoqëruar me një shtrirje në shënjestër edhe kulturore, e përshtatshme që nga prindërit tek fëmijët. Nëse shërojmë Tokën, ne shërojmë veten! Nëse nuk ka ndotës, nuk do të ketë ndotje. E megjithatë, kjo është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet.

Ndaj mendimin se një fëmijë e kupton që mbeturinat dhe ndotja nuk janë të mira për mjedisin me ose pa shkollë. Pyetja që lind është: Si të mos ndikohet ai fëmijë nga prindi i keqedukuar karshi mjedisit? Cili është motivimi që me të vërtetë i bind njerëzit që të ndryshojnë sjelljen e tyre për të rritur mbrojtjen e mjedisit, duke pasur parasysh gjithashtu se shumë njerëz të tjerë nuk janë të gatshëm ta mbrojnë atë?

Edukimi dhe informimi në këtë drejtim duhet të fillojë në shtëpi. Edukimi dhe praktika, kjo është mënyra e vetme që mund të futet në psikikën e njerëzve. Ne të gjithë duhet të kontribuojmë për të, jo vetëm qeveria. E gjithë shoqëria duhet të luftojë që çështjet e mjedisit të shndërrohen në një nga përparësitë kryesore të politikave qeverisëse. Ato duhet t’u mësohen të gjithë fëmijëve nga klasat fillore në të mesme si lëndë kryesore.

Kjo nuk duhet të shihet si simbolikë, por duhet të përfshijë një shqetësim realist për të gjithë shoqërinë. Madje mund të ndahen çmime dhe shprehen mirënjohje për fëmijët që tregojnë punë të mirë në këtë drejtim. Media dhe teknologjia sot ofrojnë mundësi pafund për të promovuar ide e për të stimuluar veprime të dobishme në shërbim të mjedisit. Çdo pemë e prerë për projektet e zhvillimit duhet të zëvendësohet me mbjelljen e të paktën 50-100 fidanëve. Të jepen stimuj dhe çmime për ndërmarrjet industriale që marrin iniciativa për mbrojtjen e mjedisit.

Ta nisim duke shpjeguar që të: Mos hidhen në tokë bishtat e cigareve sepse përmbajnë kimikate jashtëzakonisht toksike; zgjidhni të ecni ose ngisni një biçikletë sa herë që të jetë e mundur; të mos përdorni kurrë zjarre të hapura për shkatërrimin e mbetjeve, sidomos kimikateve dhe plastikës; përdorni materiale ndërtimi të qëndrueshme, të riciklueshme; kurseni ujin dhe energjinë elektrike; përdorni dhe blini produkte që janë eko-miqësore; merrni gjithmonë një çantë me vete kur blini; rregulloni siç duhet mbeturinat e kafshës tuaj; mos hidhni mbeturina!

E në fund në duhet të jemi “ushtarët” e mbrojtjes së kësaj kulture “Të mjedisit të pastër, për një jetë të shëndetshme”. Vetëm atëherë mund të themi se “lufta” u bë dhe betejat u fituan! 

Tags: fitojmë me fëmijëjo me ushtarëluftën kundër zhulit

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Udhëtimi i të mallkuarve, historia e trishtë e anijes së  hebrenjve

Udhëtimi i të mallkuarve, historia e trishtë e anijes së  hebrenjve

Vasili: As BE-së nuk i duhet kjo qeveri

Zjarret/ Vasili: Rama bën qejf sa ngopet në pushime, nuk i dhemb vendi

Shtypi i ditës, 6 gusht 2017

Shtypi i ditës, 6 gusht 2017

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Malësi e Madhe/ Dhu*uan dhëndrin për motive të dobëta, arrestohen babai dhe dy djemtë
Rajoni

Malësi e Madhe/ Dhu*uan dhëndrin për motive të dobëta, arrestohen babai dhe dy djemtë

by mirseda
11:55 | 23/08/2025
0

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në familje, në fshatin Flakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi...

Përplasi 65-vjeçaren dhe të renë në Pogradec, e moshuara ndërroi jetë në spital, arrestohet shoferi

Përplasi 65-vjeçaren dhe të renë në Pogradec, e moshuara ndërroi jetë në spital, arrestohet shoferi

11:52 | 23/08/2025
U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës

U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës

10:52 | 23/08/2025
Trump: Vendimin për luftën në Ukrainë do ta marr brenda dy javësh, sanksione ose…

Trump: Vendimin për luftën në Ukrainë do ta marr brenda dy javësh, sanksione ose…

10:10 | 23/08/2025
Të paktën 71 viktima në 24 orë në Gaza, mes tyre edhe katër fëmijë

Të paktën 71 viktima në 24 orë në Gaza, mes tyre edhe katër fëmijë

10:01 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com