Liverpool u eliminua nga FA Cup një natë më parë pasi u mposht nga Wolves me rezultatin 2-1. Xherdan Shaqiri u aktivizua në këtë ndeshje për 90’ minuta, por nuk arriti të shmangte humbjen e Reds pasi ishte i pafat dhe u ndal nga shtylla.
I njohur për përqafimet me lojtarët, Jurgen Klopp zbriti në fushë për të përqafuar lojtarët e tij pas humbjes. Në momentin që ai po përqafonte Xherdan Shaqirin, ky i fundit është zhdukur pas tij. Efekti i kamerave bëri që Shaqiri pas përqafimit, duke pasur parasysh edhe diferencën që ka në gjatësi me gjermanin Klopp, të zhdukej pas tij.
Tifozët e kanë komentuar gjatë këtë video në rrjetet sociale, disa e kanë krahasuar me skenat magjike nga Harry Potter, pasi Shaq duket sikur humbet në xhupin e Klopp-it. TIRANA TODAY