Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Përpunuesit bëjnë gati rritjen e çmimeve të bulmetrave me 12% në ditët në vijim

4 vjet ago
in Aktualitet, Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përpunuesit bëjnë gati rritjen e çmimeve të bulmetrave me 12% në ditët në vijim

Industria ushqimore po përshkallëzon rritjen e çmimeve për produktet finale në tregtinë me pakicë, për të reflektuar pak e nga pak kostot e larta të prodhimit që po vijnë nga të gjitha drejtimet. Kompanitë e përpunimit të qumështit në vend kanë lajmëruar tregtarët e pakicës se në mes të prillit çmimet do të rriten pothuajse të gjitha nënproduktet e qumështit, si djathi, gjiza, gjalpi, salca etj, me 10-15%, ( sipas listës bashkëngjitur).

Burimet nga tregu pohuan se, muajt e fundit shpenzimet e aktivitetit për njësitë e përpunimit të qumështit janë rritur me 20 për qind, ndërkohë rritja në treg është reflektuar vetëm me 12%.

Për të mos transmetuar të gjithë rritjen e kostos në çmime fabrikat po punojnë vetëm 4 -5 ditë në javë.

Një nga përpunuesit e mëdhenj të qumështit pohoi se çmimi i qumështit nga fermerët gjatë marsit u rrit me 15%, çmimi i energjisë ketë vit është rritur me 300%, gazi është shtrenjtuar me 200%, çmimi i plastikës është rritur gjithashtu.

“Ka një valë kostosh që na ka ardhur si ortek këtë vit dhe jemi munduar ta transferojmë në çmime në mënyrë të përshkallëzuar” tha një nga operatorët.

Rritja më e fundit e çmimeve të qumështit dhe nënprodukteve të tij me rreth 10% ishte me 1 mars të këtij viti.

Prodhuesit thanë se shtrenjtimi i marsit reflektoi kostot e çmimeve më të larta të naftës, energjisë dhe heqjes të skemës të TVSH-së të kreditueshme 6% që nisi zbatimin nga 1 janari 2022.

Aktualisht përpunuesit po përballen me mungesë në gjetjen e qumështit të prodhuar nga fermerët e vegjël. Oferta në treg për qumësht është më e ulët sesa kërkesa për produkte bulmeti, çka po sjell që përpunuesit të përballen çdo ditë me presionin e fermerëve për rritje të çmimit.

Shumë fermerë të vegjël që rrisin 1 apo 2 lopë po largohen në emigracion. Fermat e mëdha janë rritur, por numri i tyre është shumë më i vogël krahasuar me fermerët e vegjël, çka nuk arrin të ekuilibrojë sasinë e qumështit të prodhuar në treg. Mungesa e prodhimit në tregun e brendshëm me rënien e krerëve po sjell edhe rritjen e çmimeve të bulmetit.

Përpunuesit e qumështit janë në mes dilemave për faliment pasi edhe rritja e mëtejshme çmimeve i bën ato të konkurueshme nga produktet e importit. Psh fabrikat në Itali e blejnë një litër qumësht të fermerët 20-30 cent me lirë se në Shqipëri./Monitor

Tags: Djathigjalpigjizasalca

TË LIDHURA

Berisha: Rama, formë poshteruese për të larguar Ballukun
Politikë

Berisha: Rama, formë poshteruese për të larguar Ballukun

18:58 | 20/11/2025
SPAK: Masa sigurie për Ballukun, në hetim prokurimet e Llogarasë dhe Unazës së Tiranës
Politikë

SPAK: Masa sigurie për Ballukun, në hetim prokurimet e Llogarasë dhe Unazës së Tiranës

18:29 | 20/11/2025
Apeli liron ish të dashurën e Safet Bajrit
Politikë

Apeli liron ish të dashurën e Safet Bajrit

18:25 | 20/11/2025
Next Post
“Po përdor partinë kundër SHBA”, grupi i Bashës shpërthen ndaj Berishës

“Po përdor partinë kundër SHBA”, grupi i Bashës shpërthen ndaj Berishës

Annual open water swim returns to Western Australia in February

Lulzim Basha President?/ Rama: Kur të fitojë Berisha çmimin Oscar

Lulzim Basha President?/ Rama: Kur të fitojë Berisha çmimin Oscar







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Berisha: Rama, formë poshteruese për të larguar Ballukun
Politikë

Berisha: Rama, formë poshteruese për të larguar Ballukun

by mirseda
18:58 | 20/11/2025
0

Vendimi i SPAK për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku është komentuar nga Sali Berisha. Në...

Pas muajsh kritikash, Trump takim me Mamdanin nesër në Shtëpinë e Bardhë

Pas muajsh kritikash, Trump takim me Mamdanin nesër në Shtëpinë e Bardhë

18:32 | 20/11/2025
SPAK: Masa sigurie për Ballukun, në hetim prokurimet e Llogarasë dhe Unazës së Tiranës

SPAK: Masa sigurie për Ballukun, në hetim prokurimet e Llogarasë dhe Unazës së Tiranës

18:29 | 20/11/2025
Apeli liron ish të dashurën e Safet Bajrit

Apeli liron ish të dashurën e Safet Bajrit

18:25 | 20/11/2025
SPAK i refuzon lejen Veliajt: “S’ka asnjë kërkesë nga autoritetet lokale për takim.”

SPAK i refuzon lejen Veliajt: “S’ka asnjë kërkesë nga autoritetet lokale për takim.”

17:58 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com