Një incident është shënuar pas mesnate mes rojeve të sigurisë dhe studentëve të Juridikut, të cilët janë të ngujuar në fakultet.
Bëhet me dije se rojet e sigurisë, kanë hapur me forcë derën që mbahej e mbyllur nga studentët.
Ndërkaq, në oborrin e fakultetit ka pasur edhe efektivë të forcave të Policisë së Shtetit. Kjo situatë ka irrituar studentët, të cilët i bënë rezistencë dhe nuk dolën nga fakulteti.