Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, gjatë një operacioni të forcave RENEA, në fshatin Remas të Divjakës.
Operacioni policor për kapjen e dy të dyshuarve për vrasje është zhvilluar në orën 4 të mëngjesit, kur raportohet se ka pasur edhe të shtëna gjatë kontrolleve në 7 shtëpi të fisit Lika.
Burimet paraprake thonë se forcat RENEA kanë qëlluar me armë, duke plagosur rëndë në kokë 78-vjeçarin Haxhi Lika, i cili pretendohet se ndodhej në gjumë. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.