Atmosfera e nxehtë politike në vend ka arritur pikun e saj. Përplasjet institucinoale ndërmjet presidentit dhe KED-së kanë çuar në zgrip funksioninim normal të institucioneve.
Kujtojmë që para dy ditësh presidenti Meta bëri thirrje për një referendum, duke theksuar se ditën e sotme do të jepte ide konkrete se për çfarë do të bëhej referendumi.
Të dielën vëmendjen e mediave e ka ‘vjedhur’ KM Rama, i cili deklaroi se sot (e hënë) do të bënte një prezantim të paketës së re kundër korrupsionit. Rama e ka etiketuar me termin “KÇK”, grupi kap ça të kapësh. Emërtim i përdorur për përfshirjen e prokurorëve, gjyqtarëve apo funksionarëve të në bashkëpunim me krimin e organizuar.
Pas prezantimit të paketës nga KM, presidenti ka bërë lëvizjen e rradhës. Ditën e sotme presidenti do të këtë një takim me Këshillin e Ambasadorëve shqiptarë.
Takimi është parashikuar në orën 17:00 dhe pritet që kreu i shtetit do të informojë këshillin e diplomatëve mbi nismat e tij. Pas takimit pritet një deklaratë e presidentit Meta.