Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Përplasja me Blushin, Hafizi i sqaron të gjitha: Ku lindi konflikti, besimi që i dhashë…

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Përplasja me Blushin, Hafizi i sqaron të gjitha: Ku lindi konflikti, besimi që i dhashë…

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, teksa sqaron marrëdhënien e saj me Blushin dhe çfarë e prishi aleancën e tyre.

Hafizi e nis shkrimin e saj teksa përmend mesazhet ofenduese të Blushit që u publikuan në media para pak kohësh.

“Prej disa ditësh, miq të Libra-s, anëtarë dhe votues të saj, janë tronditur nga një mesazh tejet vulgar dhe fyes drejtuar ndaj meje prej z. Ben Blushi. Kam heshtur me kokën ulur, sepse autori ishte aleati im politik prej dy vitesh, ishte njeriu që kam besuar e mbështetur si kryetar të forcës sonë politike, ishte njeriu që vetëm 5 muaj më parë kam bërë thirrje të votohet deputet. Besimi dhe garancia që i dhashë janë tashmë peshë e rëndë në ndërgjegjen time dhe faj ndaj jush”, shkruan Hafizi teksa vijon më tej se mesazhi në fjalë ishte vetëm imazhi brutal i një mospajtimi mes saj dhe Blushit.

Hafizi sqaron më tej se përplasja mes saj dhe Blushit, ndodhi sepse ky i fundit tentoi të perceptojë kompetencat në dorën e tij të vetme.

POSTIMI I HAFIZIT:

Për LIBRA-n

Prej disa ditësh, miq të Libra-s, anëtarë dhe votues të saj, janë tronditur nga një mesazh tejet vulgar dhe fyes drejtuar ndaj meje prej z. Ben Blushi. Kam heshtur me kokën ulur, sepse autori ishte aleati im politik prej dy vitesh, ishte njeriu që kam besuar e mbështetur si kryetar të forcës sonë politike, ishte njeriu që vetëm 5 muaj më parë kam bërë thirrje të votohet deputet. Besimi dhe garancia që i dhashë janë tashmë peshë e rëndë në ndërgjegjen time dhe faj ndaj jush.

Por më duhet të sqaroj publikisht se ai mesazh ishte vetëm imazhi brutal i një mospajtimi parimor mes nesh. I mospajtimit të gjatë për rregullat etike të funksionimit të Libra-s. I përplasjeve për parimet politike dhe demokratike të organizatës sonë, veçanërisht pas 25 Qershorit. Asgjë nuk është e vërtetë në tymnajën e hedhur se unë paskam kërkuar një parti me dy kryetarë. Posti i nënkryetarit ekziston «mot à mot» në statutin aktual, të miratuar në mbledhjen themeluese, një vit më parë. Spekulimi me dy kryetarë ishte vetëm një shashkë për të larguar vëmendjen nga komunikimi i çekuilibruar i z. Blushi.

Në detyrën që m’u ngarkua nga Bërthama e partisë disa muaj më parë, unë propozova një paketë të vogël ndryshimesh statutore, për ta bërë më efikas funksionimin e Libra-s, pa cënuar kolegjialitetin dhe frymën demokratike. Kam insistuar të ruaj të drejtën e çdo anëtari dhe veçanërisht të njerëzve që kanë kontribuar fort, për të propozuar emrat e përfaqësuesve politikë Libra apo të kandidatëve për organet drejtuese. Që këto kompetenca të mos kthehen në asnjë mënyrë në ekskluzivitete të kryetarit apo kujtdo qoftë. Se kam dashur që Libra të mos jetë Rilindja, nga e cila kam ikur me protestë, bashkë me z. Blushi, pikërisht për arsye demokracie dhe respekti normash. Se nuk ka shtet demokratik pa parti të ndërtuara në mënyrë demokratike-ky është leksioni që realiteti ynë u lodh duke na e dhënë.

Eshtë ky qëndrim i imi i patundur, që ka prekur projektin e ri të z. Blushi për ta kthyer Libra-n në një domen të vetin personal, projekt i cili po kthjellohet çdo ditë pas 25 qershorit. Përmes ndryshimeve statutore, që kanë nxjerrë kokën në një dokument fillestar të sapo hartuar e qarkulluar nën presionin e tij, ai po tenton të përqëndrojë kompetencat në dorën e tij të vetme. Ky do të ishte dhe uzurpimi « de jure » i Libra-s.

Deklaroj para çdo anëtari, mbështetësi dhe 20 mijë votuesve tanë, se nëse kjo tentativë guxon të hidhet për votim, unë do të kontaktoj një për një çdo anëtar Libra me argumentet e duhura dhe me kërkesën që ky dokument të hidhet poshtë. Me përbuzje!

Ndërkohë, në thyerje të të gjitha normave statutore aktuale, kryetari ka bllokuar çdo funksionim normal të Libra-s. Bërthama, organi i votuar nga e gjithë anëtarësia, nuk lejohet të mblidhet prej 5 muajsh. Çdo organ legjitim i Libra-s është paralizuar. Rreth kryetarit janë mbledhur vetëm një grup i vogël njerëzish të tij të preferuar, që nuk mendojnë gjë tjetër veç si të shpallin sa më shumë armiq të brendshëm, të përjashtojnë apo largojnë personat më kontribues dhe me influence, t’i ushtrojnë presion anëtarëve të thjeshtë për të denigruar kundërshtarët, të përdorin mjetet e propagandës së partisë në funksion të interesave të grupit të tyre. Skenar që njihet përmendësh nga shqiptarët, por që tek një parti e re e saponisur është edhe më i trishtueshëm e shumë qesharak. Prej muajsh kryetari bllokon çdo përpjekje për protestë politike dhe çdo kërkesë për pozicionim të qartë të Libra-s në opozitë. Prej muajsh, sjellja e tij ndaj meje si bashkëthemeluese dhe ish-deputete, si dhe shumë anëtarëve të tjerë aktivë është tejet refraktare. Ky është dhe uzurpimi « de facto » i Libra-s.

Në këtë situatë të vështirë edhe për mua, miq të mirë më kanë sugjeruar largimin nga ajo çka mbetur prej organizatës sonë. E kam menduar gjatë, por më duket një zgjidhje e padenjë për mua që nuk i jam shmangur asnjëherë betejave për të vërtetën. As kësaj të fundit, për t’ju treguar që z. Blushi nuk përfaqëson më asgjë nga Libra që themeluam me 1 Nëntor të vitit të kaluar. Tentativa e tij uzurpuese dhe çekuilibri i tij etik po e çojnë drejt greminës projektin që ngritëm me aq mund e dashuri.

Të nderuar miq, ky është qëndrimi im por sigurisht nuk mund të jetë vetëm beteja ime. Jam në dispozicion të çdo aksioni politik që mund t’i sillte Libra-s frymën dhe parimet e fillimit, aksion që nuk i shërben vetëm kësaj force politike, por do ishte dhe një akt shprese për vendin, i cili këto ditë ka marrë edhe një mesazh të ri dëshpërues: se në Shqipëri nuk mund të lindë një politikë ndryshe.

Gëzuar festat! Të gjithë sëbashku për një atdhe më të mirë!

 

Tags: ben blushikrisjaLIBRAMimoza Hafizi

TË LIDHURA

PS s’e dha autorizimin për arrestimin , Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit
Aktualitet

PS s’e dha autorizimin për arrestimin , Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit

12:33 | 09/03/2026
Duhani “mbush” arkën e shtetit me 226 miliardë lekë
Aktualitet

Duhani “mbush” arkën e shtetit me 226 miliardë lekë

12:33 | 09/03/2026
“E falënderoj Belindën, tani do ketë në krah vetëm avokatët e saj”, Rama
Aktualitet

“E falënderoj Belindën, tani do ketë në krah vetëm avokatët e saj”, Rama

12:24 | 09/03/2026
Next Post
Festat shtyjnë tenderat, nga 30 nëntori mbi 20 prokurime publike

Festat shtyjnë tenderat, nga 30 nëntori mbi 20 prokurime publike

Ora 17:00, Partizani-Skënderbeu/ Të kuqtë kërkojnë të rihapin kampionatin

Ora 17:00, Partizani-Skënderbeu/ Të kuqtë kërkojnë të rihapin kampionatin

Paralajmërimi i studiuesit kosovar: ISIS ka rënë, por armiqtë nuk flenë

Paralajmërimi i studiuesit kosovar: ISIS ka rënë, por armiqtë nuk flenë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

PS s’e dha autorizimin për arrestimin , Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit
Aktualitet

PS s’e dha autorizimin për arrestimin , Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit

by mirseda
12:33 | 09/03/2026
0

Teksa PS vendosi të rrëzojë kërkesën e SPAK-ut duke mos i dhënë autorizimin për arrestimin e Ballukut,...

Duhani “mbush” arkën e shtetit me 226 miliardë lekë

Duhani “mbush” arkën e shtetit me 226 miliardë lekë

12:33 | 09/03/2026
“E falënderoj Belindën, tani do ketë në krah vetëm avokatët e saj”, Rama

“E falënderoj Belindën, tani do ketë në krah vetëm avokatët e saj”, Rama

12:24 | 09/03/2026
Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit, i marr peng!

Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit, i marr peng!

12:23 | 09/03/2026
“Belinda, prind i vetëm i një vajze minorene”, Rama në grupin e PS

“Belinda, prind i vetëm i një vajze minorene”, Rama në grupin e PS

12:18 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com