Një 21-vjeçar gjeti vdekjen mbrëmjen e sotme në Elbasan në një aksident rrugor. Ngjarja u shënua
në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Vidhas.
Policia thotë se, “shtetasi A. B., 41 vjeç banues në Kuçovë, duke drejtuar mjetin me targa AA 829 JO, ka aksidentuar drejtuesin e motoçikletës shtetasin A.M., rreth 21 vjeç , banues në fshatin Vidhas Elbasan, i cili ka ndëruar jetë në vend”.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.