Katër persona kanë mbetur të plagosur këtë të martë, si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Elbasan-Metalurgji.
Sipas njoftimit të Policisë së Elbasanit, në aksident janë përfshirë dy makina. Të lënduarit janë transportuar me shpejtësi në spitalin rajonal të Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Sh., banues në fshatin Mengël Elbasan, me mjetin tip “Cintroen”, dh si pasojë janë lënduar drejtuesja e mjetit Cintroen dhe tre pasagjrët e mjetit benz,të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.