Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Përmet, sekuestrohen 107 kg kanabis, procedohet kryeplaku. Në kërkim dy të tjerë  

9 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Përmet, sekuestrohen 107 kg kanabis, procedohet kryeplaku. Në kërkim dy të tjerë  

Policia ka shpallur në kërkim dy persona për kultivim të lëndëve narkotike ndërsa është proceduar në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Limar të Këlcyrës.

Në operacionin  e saj, policia ka sekuestruar 107 kg lëndë narkotike, e dyshuar si  Cannabis Sattiva. Policia ka shpallur në kërkim dy persona, për të cilët nuk jep detaje të mëtejshme për shkak të hetimeve që po kryhen. Ndërsa kryeplaku i fshatit po procedohet në gjendje të lirë për shpërdorim detyre dhe moskallëzim të krimit.  

Njoftimi i policisë:

Gjatë kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë së Përmetit në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër zhvilluan operacionin antidrogë “LIMARI”. Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur “Ferra e Kuqe”, në një ambient të hapur, në afërsi të fshatit Limar, Këlcyrë, nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.  Pesha totale e lëndës ishte 107 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  Në përfundim të veprimeve të para hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin: P.K, 35 vjeç, (kryeplak i fshatit Limar), për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Moskallëzim i krimit”. Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy persona, për arsye hetime s’jepen të dhëna. Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Tags: 107 kgkryeplakuPermetsekuestrohen

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
Ligji për gjuhën shqipe, ja në cilat institucione do të përdoret

Ligji për gjuhën shqipe, ja në cilat institucione do të përdoret

Shkencëtarët zbulojnë përbërësin “magjik” për parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve

Shkencëtarët zbulojnë përbërësin “magjik” për parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve

VIDEO/ Bonucci, Montella, Abiatti dhe drejtori sportiv kërkojnë në “google” informacion për Shkëndijën

VIDEO/ Bonucci, Montella, Abiatti dhe drejtori sportiv kërkojnë në “google” informacion për Shkëndijën







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com