Orët në vijim janë kritike për qarkun e Vlorës dhe të Fierit. Me shtimin e intensitetit të reshjeve shtohet dhe rreziku i përmbytje pasi lumi Vjosa ka dalë nga shtrati dhe vërshon drejt zonave rurale.
Për këtë arsye 40 efektivë të Forcave të Armatosura janë nisur drejt fshatit Darëzezë për vendosjen e thasëve me rërë në dy anët e argjinaturës së lumit.Më herët, një banor i fshatit Povelçë të Fierit, i ka dërguar një mesazh kryedemokratit Lulzim Basha, ku pasi sqaron situatën e vështirë në të cilën ndodhet, shkruante se asnjë institucion nuk i përgjigjet.