E mërkurë, 20 Janar, 2021
2 C
Tirana

Përmbytje e pemë të shkulura, moti i keq përfshin vendin

Erëra të forta, reshje të dendura shiu dhe rrufe. Ky ka qenë moti mbrëmjen e djeshme në disa qytete të vendit.

Moti i keq ka shkaktuar dëme me përmbytjen e rrugëve dhe rrëzimin e pemëve.

Ashtu sikurse ndodh zakonisht në Tiranë, sasi të mëdha uji vërshuan në rrugë duke shkaktuar përmbytje.

Kryeqyteti u përfshi nga një stuhi e fortë shiu për disa orë.

Ndërkohë, si pasojë e erërave të forta, në Shkodër pati edhe shkulje pemësh dhe dëme te makinat e parkuara.

Në Durrës ka pasur reshje të forta shiu dhe erëra të forta, çka ka bërë që Drejtoria e Përgjithshme Detare të udhëzojë për kujdes dhe qëndrim të sigurt të lundrimeve në det.

Në terren kanë dalë punonjës të shërbimeve publike po ndërhyjnë prej orëve të para të mëngjesit për prerjen verifikimin e dëmeve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...