E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Përmbytet Kina: Treni ”pushtohet” nga uji, 12 pasagjerë humbin jetën (Video)

Kina po përjeton një situatë dramatike të shkaktuar nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditët e fundit. Zona më e goditur është ajo e provincës Henan, ku deri më tani është raportuar për 25 viktima.

Në rrjetet socialem, po qarkullon një video ku shihet se bred një metroje, uji kishte depërtuar dhe në një tren, pasagjerët mbanin kokën e tyre sa më sipër në mënyrë që t’i shmangeshin vërshimeve. Por, fatkeqësisht, 12 persona humbën jetën, shkruan BBC.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe aktualisht janë evakuar rreth 200,000 persona. Mbi tokë, rrugët janë kthyer në lumenj, me makina dhe mbeturina të përfshira në rryma të shpejta.

Presidenti Xi Jinping tha të mërkurën se kishte pasur “humbje të konsiderueshme të jetës dhe dëmtim të pronës”. Disa diga dhe rezervuarë kanë thyer nivelet e paralajmërimit dhe ushtarët janë mobilizuar për të devijuar lumenjtë që kanë shpërthyer brigjet e tyre.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...

SHBA/ Sulmuesi realizon euro gol nga mesfusha (Video)

Në ndeshjen midis Karolinës së Veriut me Riçmond Kikers e përfunduar me rezultatin 4-0 për skuadrën vendase, është realizuar një supergol nga gjysmëfusha. Sulmuesi Robert...

A do të lëkunden raportet turko-serbe pas deklaratës së Erdogan për Kosovën?

“Në qoftë se kushdo sjell vendim për njohjen e Kosovës si të pavarur, në të njëjtin moment ne do të nisim fushatën për tërheqjen...

Çfarë e bën ndryshe lidershipin e mandatit të tretë të PS

Nga Alfred Peza Edi Rama kishte premtuar që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, që e riktheu PS në pushtet, se nuk...

Me drogë në makinë, shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Azem Hajdari, djali i vogël i deputetit të ndjerë me të njëjtin emër, është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit mbrëmjen e sotme. Sipas...