Opozita është fokusuar sot te përgjimet e VOA-s, duke akuzuar qeverinë për vjedhjen e zgjedhjeve. Edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho tha se Rama është një hajdut zgjedhjesh.
Duke iu referuar përgjimeve të publikuara nga “Zëri i Amerikës” me Vangjush Dakon e Avdylajt, Spaho u shpreh se ato përgjime tregojnë se si janë vjedhur dhe manipuluar votat për të ardhur Rama në pushtet.
“Administrata është kthyer në kazan partiak. Gjendja e rendit dhe sigurisë është në pikën më të ulët. Me mijëra ton drogë i dërgojmë cdo vit Evropës. Ajo që kemi mangut është të dëgjojmë kryeministren. Të thashë Ulsi se je i përgjuar. Krimi i organizuar dikton zgjedhjet në Shqipëri. Ky kryeministër është hajdut zgjedhjesh. Dilni masivisht në protestë për ta zhdukur këtë të keqe të madhe”– tha Spaho.