Ashtu siç kishte thënë pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka nisur procesin gjyqësor ndaj gazetarit gjerman Peter Tiede, i cili publikoi përgjimet e bujshme.
Në një postim në Twitter, Rama njofton se i ka dhënë prokurën një avokati gjerman për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e Bild.
Më tej, Rama shpjegon se e bën këtë sepse “shqiptarët meritojnë të dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”.
“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”, shkruan Rama në Twitter.
Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije.
— Edi Rama (@ediramaal) June 25, 2019