Pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
I ftuar në “Real Story”, Rama deklaroi se Vangjush Dako nuk është më kandidat për bashki, pra është një person i lirë që duhet të marri përgjegjësi përpara ligjit për të vërtetën.
“Dako është një njeri i lirë dhe duhet të përgjigjet për të vërtetën. Përgjimet nuk janë prova por indicje për të arritur te e vërteta. Shikoj që ka një shëmti, më vjen për të vjell kur shikoj biseda të caktuara. Ajo që vlen është sa këto muhabete janë të materializuara në fakte, apo janë materiale njerëzish që bëjnë sikur kontrollojnë planetin me telefon”, tha Rama.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë e cilësoi absurd urdhrin e Prokurores së Përgjithshëm të Përkohshme, Arta Marku, për të mos lejuar mediat për të nxjerrë përgjimet.