Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Gentian Hoxhën, në dyqanin e celularëve të të cilit pati një shpërthim tre ditë më parë. Hoxha akuzohet se po përgatiste mina me celular, pasi në dyqan iu gjetën kapsolla detonatore.
Polica vendosi që ta arrestonte atë kur ai ishte në spital, pasi mbeti i dëmtuar nga shpërthim i një minë që po përgatiste.Sot gjykata ka vendosur masën e sigurisë për Hoxhën, i cili akuzohet për ‘Prodhim dhe mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake’.
Në spitalin e Traumës kanë shkuar prokurori Ervin Karanxha dhe gjyqtarja Shefkie Demiraj, të cilët i kanë komunikuar masën e sigurisë Hoxhës.
Në tavolinën e punës së tij u sekuestruan 3 detonatorë dhe 2 kapsolla të pashpërthyera.
Ekspertët morën edhe monstra nga pluhuri i tritolit, ndërsa të gjitha materialet mësohet se shërbenin për të montuar mina me telekomandë.
Ndërkaq, nga burimet policore mësohet se po verifikohen disa persona që mendohet se kanë lidhje me Hoxhën, ndërsa kjo linjë e bombave me celular ofronte materialin kundrejt një çmimi prej 1500 eurosh.