Për shkak të mos paraqitjes në seancë të dëshmitarëve, është bërë shkak që të shtyhej sot seanca për vrasjen e Marvi Mihalit.
Gjykata vendosi që një nga dëshmitarët i cili nuk u paraqit në seancë, të shoqërohet në polici.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 31 korrik të një viti më parë, pranë stadiumit ‘Dinamo’, për shkak të konfliktit për një karikues celulari.
Nën akuzë për vrasjen janë Kridens dhe Marsel Alla dhe Eugen Bitraj.