Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Për herë të parë në Shqipëri, terapi hormonale në QSUT për transgjinorët

1 javë ago
in Aktualitet, Kryesore

Për herë të parë në shërbimin publik shëndetësor në vend, do të kryhet terapia hormonale e personave transgjinorë. Udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë përcakton kriteret mjekësore, procedurat klinike dhe monitorimin për terapinë hormonale, e cila do të ofrohet në QSUT dhe do të mbulohet nga fondet publike. Protokolli parashikon trajtim për të rriturit dhe, por edhe për adoleshentët nga 16 vjeç kur vlerësohet nga mjeket edhe ka miratimin e familjes.

Për shkak të mungesës së njohjes ligjore dhe të kujdesit të duhur shëndetësor, deri më tani kanë qenë të shumtë shqiptarët transgjinorë të cilët janë detyruar të marrin terapi hormonale jashtë vendit ose ndonjëherë edhe farmacitë vendase nën dorë, duke shtuar ndjeshëm kostot dhe rrezikun shëndetësor duke qenë jashtë monitorimit të mjekut specialist.

Por një urdhër i Ministrisë së Shëndetësisë, i miratuar më 28 prill dhe firmosur nga zv. ministrja Eugena Tomnini, synon t’i japë zgjidhje kësaj situate.

Tashmë të gjithë ata persona që duan të ndryshojnë trupin përmes hormoneve për t’iu përshtatur identitetit gjinor (që jo detyrimisht përputhet me seksin biologjik) do të kenë të drejtë ta marrin këtë trajtim në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar për herë të parë një protokoll zyrtar për trajtimin hormonal të personave transgjinorë, duke e futur këtë shërbim në sistemin publik shëndetësor në Shqipëri. Urdhri përcakton kriteret mjekësore, procedurat klinike dhe mënyrën e monitorimit për tranzicionin hormonal që do të kryhet në shërbimin e endokrinologjisë në QSUT.

Trajtimi do të jetë i aksesueshëm për burrat transgjinorë që kalojnë nga vajzë në burrë përmes hormonit të testosteronit, si dhe për gratë transgjinore që kalojnë nga burrë në grua përmes estrogjenit dhe anti-androgjenëve.

Si rregull, terapia mund të nisë nga mosha 16 vjeç, ndërsa në raste të veçanta, dhe vetëm me vlerësim të specializuar, mund të konsiderohet edhe nga mosha 14 vjeç.

“Koha varet nga pjekuria njohëse e adoleshentit dhe aftësia e tij për të pranuar efektet potencialisht të pakthyeshme të trajtimit. Vlerësimi i kësaj është kompleks dhe kërkon bashkëpunimin e plotë të adoleshentit, familjes së tij dhe ekipit të trajtimit. Duhet gjithashtu të merren parasysh ndikimet e mundshme të së trajtimit në shëndetin dhe funksionimin social të fëmijës”, thuhet në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas protokollit, terapia hormonale sjell ndryshime fizike graduale që zhvillohen përgjatë muajve dhe viteve të para të trajtimit. Tek burrat transgjinorë mund të ndodhin trashja e zërit, rritja e qimeve dhe shtimi i masës muskulore, ndërsa tek gratë transgjinore mund të shfaqet zhvillimi i gjoksit, zbutja e lëkurës dhe reduktimi i qimeve trupore. Shumë prej këtyre ndryshimeve zhvillohen gradualisht gjatë një deri në dy viteve terapi.

Përpara nisjes së trajtimit, pacientët duhet t’i nënshtrohen vlerësimeve mjekësore dhe psikosociale, analizave hormonale dhe ekzaminimeve laboratorike. Ata duhet gjithashtu të nënshkruajnë “Fletën e Pëlqimit të Informuar”, ku pranojnë se janë njohur me efektet, rreziqet dhe pasojat e mundshme afatgjata të terapisë, përfshirë ndikimin në fertilitet.

Protokolli paralajmëron edhe për rreziqet mjekësore që mund të shoqërojnë terapinë hormonale, si problemet kardiovaskulare, hipertensioni, çrregullimet metabolike apo komplikacionet tromboembolike. Për këtë arsye, pacientët do të monitorohen periodikisht, sidomos gjatë vitit të parë të trajtimit.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, terapia hormonale do të mbulohet nga fondet publike përmes sigurimeve të detyrueshme shëndetësore.

Deri më tani, persona nga komuniteti LGBTQI+ , në pamundësi për të kryer tranzicionin në Shqipëri, i janë drejtuar vendeve fqinje, kryesisht klinikave private në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa kostot e një operacioni për transformimin gjinor arrijnë në 15.000 mijë euro

Mundësia që personat transgjinorë të kenë akses në shëndetësi, për kurat hormonale ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e komunitetit LGBTQI+ në Shqipëri.

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

“Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”/ Avokati: Zvarritja e proceseve, problem si korrupsioni

Lëvizje te Burgjet pas kontrolleve në qeli, dorëheqje dhe emërime të reja

Qeveria miraton disa ndryshime për energjinë, ekonominë dhe administratën, zbardhen vendimet







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com