Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Për ata që bëjnë sikur s’e kuptojnë thelbin e krizës së PD

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Vetëvendosja, Astiri dhe një deklaratë e panevojshme

Nga: Skënder Minxhozi

Rithemelimi ja ka hequr të gjitha spaletat që mbante Enkelejd Alibeaj. Perveç njërës. Dhe duhet thënë se kishte plot tetë të tilla, nga kryetar në detyrë i partisë, tek shef i grupit parlamentar, drejtues politik i Fierit, Shkodrës, kryetar i PD Vlorë etj etj.

Ishte natyrisht dhe është ende edhe anëtar i parlamentit. Me hir ose me pahir Berisha ja zhveshi Alibeajt të gjitha funksionet, përveç tagrit që e lidh deputetin e Fierit me Kuvendin e Shqipërisë. Rregullisht Doktori thotë se “zoti Alibeaj nuk është kryetar në detyrë i PD, por e njohim si kryetar të grupit parlamentar”.

Dhe tek kjo hollësi që nuk bie shumë në sy, por që nga larg duket si një lëmoshë e vogël e ish-kryeministrit për ish-ministrin e tij të dikurshëm të drejtësisë, qëndron në fakt e gjithë pika fokale, e gjithë epiqendra e tërmetit që po shkund nga themelet Partinë Demokratike që nga shtatori i vitit të shkuar.

Si një njeri i hollë dhe i rrahur me vaj e uthull për 30 vjet, ish-kryeministri është shumë i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm për dallimin që bën mes “kryetarit në detyrë” dhe “kryetarit të grupit parlamentar”, kur flet për Alibeajn. Sepse ai e di mirë që qendra e gravitetit e të gjithë krizës së thellë që kalon sot PD, qëndron në fakt tek i vetmi institucion që ka marrë formë në 25 prill e do ta ruajë këtë formë të paprekur deri në verën e vitit 2025 (nëse s’ka zgjedhje të parakohshme).

Fjala është për Kuvendin. Për atë institucion që duket i larguar dhe i huaj për sherrin e brendshëm të një partie politike, por që në fakt është e vetmja pikë e qëndrueshme në horizontin e trazuar nëpër të cilin kalon PD-ja e sotme.

Që nga shtatori gjithçka është dyzuar brenda Partisë Demokratike. Dy kongrese, dy kryesi, dy kryetarë e sigurisht edhe nga dy degë, seksione e grup-seksione në çdo cep të këtij vendi. Pluhurnaja që ngriti shpallja non grata e Berishës e futi PD në një proces copëzimi e vetëklonimi, që fragmetarizoi deri në qelizë çdo segment të partisë. Përballja e ashpër Basha-Berisha e çoi partinë në një proces të dhunshëm dyzimi.

I vetmi institucion që mbeti i palëvizshëm nga pikëpamja numerike dhe e tagrit të përfaqësimit, është grupi parlamentar. Është pika e vërtetë e krizës, e për pasojë, edhe e zgjidhjes së krizës brenda partisë. Është i vetmi institucion ku Rithemelimi nuk troket dot me vendimin e Agron Zhukrit në dorë, për të spastruar e përjashtuar “karrigethyerit”, siç dikur Berisha quante fraksionistët.

Prej grupit parlamentar, ku mesa duket ka një masë kritike të formësuar qartë që kërkon jo vetëm ikjen e Bashës, por edhe të Berishës, duhet nisur bashkimi i PD. Nëse një i tillë është ende i mundur, kuptohet. Nëse Berisha dhe të tijët do ta shtyjnë këtë moment ballafaqimi dhe debati me deputetët që duan largimin e ish-kryeministrit, pa arritur t’i nënshtrojnë, atëhere PD me shumë gjasë do të shkojë drejt çarjes së pakthyeshme. Sepse grupi parlamentar nuk e ka mandatin as me ngritje dore në stadium, as me votë delegatësh të përgjysmuar si ata të Pallatit të Kongreseve.

Tagri kushtetues i përfaqësimit që deputetët gëzojnë, e bën të palëvizshme bërthamën “kryeneçe” të grupit parlamentar, ku edhe Berisha edhe Basha vijojnë të reklamojnë se kanë shumicën. Nëse ka një sprovë të madhe që bazohet mbi logjikën e shumicës së votave, kjo është gara brenda grupit parlamentar.

Të gjitha garat e tjera janë të kontestueshme dhe të dyshimta. Kush merr grupin, merr realisht (e jo me vendime gjyqesh) Partinë Demokratike. Prandaj edhe të gjithë i rrinë larg mesa duket një verifikimi e transparence brenda atij institucioni, pasi verdikti do të ishte i paapelueshëm për humbësin. Cilido qoftë ai. /abcnews.al

Tags: Enkelejd AlibeajPDskender Minxhozi

TË LIDHURA

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
“Ky është vetëm fillimi”/Yuri Kim paralajmëron politikanët e korruptuar

Raporti i DASH/Yuri Kim: Mbështetje në l*ftën kundër zyrtarëve të korruptuar

I sanksionuari i SHBA-së nga Bosnja jep dorëheqjen

I sanksionuari i SHBA-së nga Bosnja jep dorëheqjen

U mas*krua nga vjehrri/Djali “zgjedh” babanë, nuk shkon në funeralin e nuses

U mas*krua nga vjehrri/Djali “zgjedh” babanë, nuk shkon në funeralin e nuses







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com