Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Penalltia e humbur dhe kartoni i kuq, Higuain: Nuk jam robot!

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Penalltia e humbur dhe kartoni i kuq, Higuain: Nuk jam robot!

Super sfida e djeshme mes Juventusit dhe Milanit ka qenë një ndër paraqitjet më të këqija të Higuain. Lojtari është përpjekur të komentojë për mediat atë që ndodhi në fushën e blertë, ku fillimisht humbi penalltinë, e më pas u nxor jashtë loje me karton të kuq.

Gonzalo Higuain ka thënë para kamerave se “ai nuk është robot, por lojtar”, duke lënë të kuptohet se gabimet janë pjesë e futbollit. Megjithatë, lojtari është penduar për reagimin, që i solli karton të kuq, duke i kërkuar falje skuadrës, trajnerit por edhe tifozëve.

Lidhur me penalltinë e humbur, lojtari tha se portieri u hodh para kohe, ndaj e priti goditjen.

Pjesë nga intervista:

Cila ishte arsyeja e atij kartoni?

Më falni, por unë nuk jam robot, jam lojtar. Mendoj se Benatia bëri faull ndaj meje. Arbitri e mendoi ndryshe dhe më dha karton të verdhë. Sapo reagova, më dha edhe të kuqin. Dua t’i kërkoj falje skuadrës, trajnerit dhe tifozëve për reagimin tim. Arbitri e di se çfarë i thashë, e ndoshta ndonjëherë ata duhet të kuptojnë ndeshjet, situatat dhe emocionet. Vendimi ishte ai që ishte, marr përgjegjësinë e veprimit tim për të cilin kërkoj edhe falje

A vazhdoni të jeni i lidhur me shokët tuaj te Juvja?

Të gjithë e dinë se ç’kam bërë te Juvja. Vendimi për t’u larguar nuk ishte i imi. Me shokët kam pasur një raport fantastik. Më vjen mirë që të gjithë m’u afruan për të më qetësuar, çka flet qartë edhe për mënyrën sesi jam sjellë me ata jashtë fushës. Janë vetë futbollistë dhe e dinë sesi mund të ndihesha, por nuk dua të justifikohem. Ishte një ndeshje që nuk shkoi si duhet, veçanërisht për mua.

Përse kërkuat me patjetër ta godisnit ju 11-metërshin?

Iu drejtova pikës së bardhë me idenë për ta goditur si zakonisht. Mendova se do të priste lëvizjen time, por Shezni u hodh përpara kohe, ndaj edhe ma priti. Penalltitë i gabon ai që ka kurajë t’i godasë.

Si do e kaloni këtë moment?

Duhet të shohim përpara, jo vetëm unë, por e gjithë skuadra, madje me kokën lart, sepse i bëmë ballë një ekipi të madh. Jam një njeri përveç se futbollist dhe në fushë ndikojnë shumë faktorë. Duhet të jem më i qetë, e di, por kam qenë kështu gjithmonë.

Tags: e humburhiguaini kuqkartoniPenalltia?

TË LIDHURA

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital
Sport

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

21:38 | 22/10/2025
Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar
Sport

Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar

20:21 | 21/10/2025
Next Post
Banorët e Astirit përplasen me policët para Bashkisë: Po na provokoni!

Banorët e Astirit përplasen me policët para Bashkisë: Po na provokoni!

Protestuesit e “Unazës së Re” shpalosin pankartat para Bashkisë: Lali Eri, ku je fshehur?

Protestuesit e “Unazës së Re” shpalosin pankartat para Bashkisë: Lali Eri, ku je fshehur?

Vrau shqiptarin me plumba derri, habit italiani me veprimin e radhës

Vrau shqiptarin me plumba derri, habit italiani me veprimin e radhës







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Gazeta gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt Kosovën në krizë
Kosovo

Gazeta gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt Kosovën në krizë

by mirseda
22:30 | 27/10/2025
0

Gazeta gjermane “Berliner Zeitung” ka publikuar një artikull mbi dështimin e formimit të Qeverisë së re të...

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

21:54 | 27/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra

Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra

21:48 | 27/10/2025
Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

21:10 | 27/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com