Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

PD shigjeton gjyqtarin: Është marrë në mbrojtje nga Rama, ndihmoi bandën e Agron Xhafajt

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
PD shigjeton gjyqtarin: Është marrë në mbrojtje nga Rama, ndihmoi bandën e Agron Xhafajt

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Gent Strazimiri, ka trajtuar sot rastin e gjyqtarit Ardian Dvorani, i konfirmuar në detyrë nga organet e Vettingut. Duke vënë gishtin mbi kryeministrin Rama, ai thotë se gjyqtari është marrë në mbrojtje publike nga ‘tutori’ i tij, për të kaluar të gjitha faktet që provojnë se ai duhet të ishte shkarkuar nga detyra.

Përmes fakteve, ai akuzon gjyqtarin si të korruptuar, ndërsa pyesin se çfarë e lidh atë me vëllanë e ministrit Xhafaj.

Pasi PD nuk ka marrë përgjigjet e pyetjeve të parashtruara më herët, Strazimiri nënvizon se heshtja e organeve të Vettingut për këto fakte, rrënojnë besimin e qytetarëve, ku sipas tij, po mban në sistem gjyqtarë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

“Ardian Dvorani, gjyqtari simbol i drejtësisë së kalbur nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar, i konfirmuar në detyrë nga organet e Vettingut, është marrë në mbrojtje publike nga tutori i tij, Edi Rama, për të kaluar në heshtje faktet që provojnë se ai duhet të ishte shkarkuar nga detyra.

Partia Demokratike pyeti dy ditë më parë, nëse organet e Vettingut e kishin verifikuar faktin e kontaktit të papërshtatshëm të Ardian Dvoranit, mikut të Fatmir Xhafajt me vëllanë e tij Agron Xhafaj, i dënuar me burg si anëtar i një organizate kriminale dhe trafikant ndërkombëtar droge.

Duke mos marrë përgjigje mbi këtë fakt, sot Partia Demokratike pyet përsëri dhe drejtpërdrejtë organet e Vettingut:

  • A ka qenë Ardian Dvorani ndërmjetësi i Agron Xhafajt me anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për të vendosur mos ekstradimin në Itali të Gramoz Murataj, anëtarit të bandës së Agron Xhafajt, i dënuar bashkërisht me të për trafik ndërkombëtar droge?
  • A ka kontaktuar Fatmir dhe Agron Xhafaj me gjyqtarin Ardian Dvorani gjatë asaj periudhe?

Organet e Vettingut kanë detyrimin të japin përgjigje mbi këto pyetje dhe të sqarojnë opinionin publik, nëse i kanë verifikuar këto fakte dhe si i kanë verifikuar ato.

Ardian Dvorani u konfirmua në detyrë, duke patur në dosje edhe shërbimin që i bëri Edi Ramës me vendimin e tij lidhur me çështjen e sekuestrimit të pasurive të paligjshme të baronit të drogës, Klement Balili.

Ndërsa 26 mijë qytetarë presin në rradhë prej vitesh që çështjet e tyre të shqyrtohen, çështja e pasurive të Balilajve u mor në shqyrtim nga Gjykata e Lartë pa kaluar 1 muaj nga data e saj e regjistrimit, duke favorizuar familjen Balilaj.

Këto dhe fakte të tjera, të bëra publike nga Partia Demokratike për:

Mos justifikimin e 100 milionë lekëve pasuri
Blerjen e 3 shtëpive në konflikt interesi
Mos zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit

Dënimin e shkodranëve në dhjetor ‘90 për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës si prokuror i çështjes, provojnë qartë se për shërbëtorin e Edi Ramës, Ardian Dvorani, organet e Vettingut kanë realizuar një proces farsë.

Heshtja e shërbëtorit dhe e tutorit të tij politik, heshtja e organeve të Vettingut për këto fakte, veçse e rrënon besimin e qytetarëve tek procesi i Vettingut, i cili po mban në sistem gjyqtarë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar”.

 

Tags: gjyqtarikorruptuarPD

TË LIDHURA

Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë
Politikë

Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë

19:06 | 30/09/2025
Prej shumë vitesh krah i djathtë i Ramës, jep dorëheqjen shefja e kabinetit; zbardhet emri që do e zëvendësojë
Kryesore

Prej shumë vitesh krah i djathtë i Ramës, jep dorëheqjen shefja e kabinetit; zbardhet emri që do e zëvendësojë

17:28 | 30/09/2025
Merret peng një person në Sarandë, dyshohet për larje hesapesh
Aktualitet

Tiranë, dyshohet për të shtëna me armë zjarri pranë Liqenit

17:15 | 30/09/2025
Next Post
Tentuan ta vidhnin po nuk gjetën gjë, shtëpia ishte bosh

Tentuan ta vidhnin po nuk gjetën gjë, shtëpia ishte bosh

23-vjeçari i futet në shtëpi gruas nga Shkodra, e kërcënon me pistoletë

23-vjeçari i futet në shtëpi gruas nga Shkodra, e kërcënon me pistoletë

Një borxh i vjetër fut në sherr dy familje/ Ish-polici do qëllonte dhe një tjetër

Një borxh i vjetër fut në sherr dy familje/ Ish-polici do qëllonte dhe një tjetër

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë
Politikë

Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë

by mirseda
19:06 | 30/09/2025
0

Në qytetin e Sarandës vijon puna për ndërtimin e Qendrës së Mirëseardhjes. Kjo qendër do të përmirësojë...

“Takimi Putin-Zelensky është ende në axhendë”, Trump: Zgjidhja mund të arrihet vetëm përmes forcës

“Takimi Putin-Zelensky është ende në axhendë”, Trump: Zgjidhja mund të arrihet vetëm përmes forcës

18:59 | 30/09/2025
Situata në Gaza dhe zgjerimi i agresionit izraelit, Erdogan mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Situata në Gaza dhe zgjerimi i agresionit izraelit, Erdogan mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

18:20 | 30/09/2025
YouTube dëmshpërblen Trump-in me 24 milionë dollar

YouTube dëmshpërblen Trump-in me 24 milionë dollar

17:36 | 30/09/2025
Nevina Shtylla shtang studion: Më kanë vjedhur imazhin me IA, po përdoret për postime për të rritur

Nevina Shtylla shtang studion: Më kanë vjedhur imazhin me IA, po përdoret për postime për të rritur

17:33 | 30/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com