Për herë të parë pas një tradite 6-vjeçare, Qeveria ka përjashtuar opozitën nga Këshilli i Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian!
Ky është njoftimi i shpërndarë nga Partia Demokratike, e cila shkruan në faqen e saj zyrtare se qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetëm me zyrtarë si Bushati e të tjerë, por pa kryetarin e këtij komisioni. Sipas PD-së, Genc Pollos nuk iu dërgua ftesë.
NJOFTIMI I PD:
Që në vitin 2011, Qeveria e Partisë Demokratike krijoi precedentin pozitiv të përfshrjes së kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkim Europian. Ky precedent pozitiv bazuar në mbështetjen konsensuale mazhorance-opozite te antarësimit te vendit ne BE u kthye në traditë deri dje kur qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetem me zyrtarë si Bushati e të tjerë por pa kryetarin e këtij komisioni z Genc Pollo te cilit nuk ju dergua ftesë.
Ky gjest nuk eshte vetem frike nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit e cila nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeveria që rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit.