Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

PD-ja duhet të marrë vendim të vështirë për Bashën

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Mero Baze/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportin financiar të Partisë Demokratike për vitin 2017 dhe shifrat nuk rakordojnë. Lulzim Basha është tani përballë dy problemeve në Tiranë.

E para përballja me ligjin për financimin e partive politike dhe rreziku që të penalizohet për fallsifikim të dhënash, që sipas Kodit Penal dënohet nga 3 deri 5 vjet burg. Dhe e dyta të provoj që pagesat në SHBA kanë burim të pastër paresh, pasi përndryshe duhet të përballet dhe me akuzën e pastrimit të pareve.

Në rastin e parë ai përballet me nenin 190 ku në paragrafin e fundit thuhet se kur fallsifikimi bëhet nga personi që ka pë detyrë të lëshoj  dokumentat dënohet nga 3 deri 5 vjet burg.

Në rastin e dytë do të pëballet me nenin 287 për pastrimin e produktve të veprës penale ose veprimtarive kriminale që dënohet nga 7 deri në 14 vjet.

Tani ka kaluar çdo afat kohor që Lulzim Basha të përmirësoj apo plotësoj të dhënat që ka deklaruar në KQZ, ndërkohë që për paret e paguara në SHBA tek lobisti Muzin përmes një kompanie offshore me pronar rus, tani ka së paku 5 deklarata të ndryshme. Por kjo është çështje se si ai do të përballet në SHBA me këtë histori. Ndoshta ish guvernatori Guliani, që e njef dhe mikun e tij Alptekin mund t’i jap këshilla për avokat të mirë.

Tek ne historia ka të bëj me dy ligje, atë të fallsifikimit të të dhënave dhe një mundësi tjetër për tu përballur me akuzën e pastrimit të pareve, nëse ai nuk provon se paret e paguara në SHBA dhe të padeklaruara këtu, kanë origjinë të pastër.

E gjithë kjo histori po merret më lehtë se sa mendohet prej Partisë Demokratike. Të bindur se këtu liderët politikë mbrohen politikisht dhe jo me ligj, të gjithë e trajtojnë këtë çështje si problem i një njeriu që e ka për detyrë të bëj çfarë të dojë me paret e partisë së tij.

Në fakt përtej përballjes me ligjin shqiptar, kjo është dhe një çështje e mprehtë e korrupsionit brenda Partisë Demokratike, ku askush nuk është pyetur për asgjë dhe nuk ka asnjë vendimarrje institucionale për këtë anarshi financiare

Kritikët e Lulzim Bashës i kanë kushtuar pak rëndësi këtij debati ndërkohë që e kritikojnë Lulzim Bashën dhe për problem në ndonjë seksion të PD. Në mënyrë të pakutpueshme ata kanë shmangur goditjen ndaj tij, ndaj një çështje e cila është thelbësore për mënyrën se si drejtohet një parti. Dhe meqë ata e kanë betejën brenda partisë, kjo çështje është kryeskandali i asaj partie për 27 vjet, pasi asnjëherë nuk ka pas akuza brenda partisë për abuzime të tilla financiare.

Shkelja me të dy këmbët e ligjit shqiptar por dhe statutit të PD për mënyrën se si “qeveriset” vet PD, është një çështje thelbësore për figurën e kryetarit të partisë dhe kritikët e tij nuk duhet të kompleksohen.

Sot një nga presidentët më popullor të Francës përfundoi në qeli, pikërisht për disiplinën financiare të partisë së tij, që ishte financuar nga lekët e Gadafit.

As Sarkozia nuk i mori për vete paret nga Gadafi, (për Bashën as për këtë se vë dot dorën në zjarr) por arroganca me të cilën ai vendosi të financohej nga një tip i tillë dhe rruga se si kanë mbërritur paret atje e bëjnë atë një person të ndjekur nga drejtësia franceze.

Ndaj çështja e Bashës duhet marr seriozisht jo vetëm si një person që ka problem me ligjin shqiptar, por mbi të gjitha dhe si një person që duhet të ketë problem me partinë e tij, me mënyrën jo transparente dhe harbute të përdorimit të pareve të zeza dhe përfundimin banal të tij në grackat e mafias ruse që merret me influencën politike në Uashington.

Ideja se drejtësia jonë nuk do të veprojë në këtë rast, pasi është çështje politike, nuk është një gjykim i pjekur politik. Ata që shpresojnë që drejtësia do bëj pazar për Lulzim Bashën, janë duke gabuar dyfish, pasi PD ose do ketë një lider të pastër dhe të pakapur nga askush, që mund ta sjell në pushtet, ose do ketë në krye dikë, që sa herë të bezdis qeverinë, ti kujtojnë prangat. Është më mirë që PD të shpëtoj nga Basha, në qoftë se ai nuk është njeri i lirë,  se sa Basha të shpëtoj tërë jetën nga burgu prej PD. Duke e lënë atë në opozitë./Tema/

Tags: BashenduhetmarrëPD-javendimvështirë

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Video/Përplasen anijet gjigante, mallrat “trazojnë” detin

Video/Përplasen anijet gjigante, mallrat “trazojnë” detin

Shtypi i ditës, 21 mars 2018

Shtypi i ditës, 21 mars 2018

Paralajmërimi i sinoptikanit për Shqipërinë: Të enjten priten stuhi

Paralajmërimi i sinoptikanit për Shqipërinë: Të enjten priten stuhi







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Berisha: Ftoj çdo qytetar t’i bashkohet protestës, nisim sezonin e protestave
Politikë

Berisha: Ftoj çdo qytetar t’i bashkohet protestës, nisim sezonin e protestave

by mirseda
13:22 | 17/11/2025
0

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët u ndal te protesta e sotme, që...

Wesley Clark nis dëshminë në Hagë

Wesley Clark nis dëshminë në Hagë

13:15 | 17/11/2025
Erion Veliaj mbetet në burg/ Shtyhet sërish seanca paraprake, ja ç’ndodhi në gjykatë

Erion Veliaj mbetet në burg/ Shtyhet sërish seanca paraprake, ja ç’ndodhi në gjykatë

13:06 | 17/11/2025
Korrupsioni zgjedhor, SPAK pranon gjykim të shkurtuar për ish-deputetin Engjëll Cara dhe 4 të tjerë

Korrupsioni zgjedhor, SPAK pranon gjykim të shkurtuar për ish-deputetin Engjëll Cara dhe 4 të tjerë

12:49 | 17/11/2025
Në qeli prej 10 shkurtit/ Zbardhet kërkesa e Veliajt, kërkon laptop në burg për të lexuar…

Në qeli prej 10 shkurtit/ Zbardhet kërkesa e Veliajt, kërkon laptop në burg për të lexuar…

12:46 | 17/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com