Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

PD, debate me Nishanin, Kadillin e Ristanin/ Basha: Dorëhiqem tani nëse…

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë

Lulzim Basha ka sfiduar zërat brenda PD-së lidhur me kërkesën e tyre për dorëheqje. Duke iu përgjigjur në mënyrë të tërthortë kërkesës së Kadillit, Ristanit e Nishanit për dorëheqje të parevokueshme, si dhe kritikave të anëtarëve të tjerë në Kryesi e Këshill lidhur me rezultatin e 25 Prillit, Basha u kërkoi anëtarëve të zgjedhin mes dy alternativave. “Zgjidhni dhe dua t’ju shoh të gjithëve në sy.  Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë, ose nëse për ju janë në rregull, atëherë unë jap dorëheqjen tani”, tha Basha para anëtarëve.

Kërkesat nga Kadilli e Ristani

I pari në mbledhjen e kryesisë, që kërkoi largimin e tij nga drejtimi I PD-së, ishte Fatbardh Kadilli, që është shprehur për kandidim në krye të PD-së. Ndërkaq, Arben Ristani ka vënë në dukje faktin që edhe për 4 vite Partia Demokratike do të jetë në opozitë dhe se tashmë Basha nuk mund të vijojë me kostumin e humbësit të sdrejtojë opozitën.  “Mund ta duartrokasim sa të duam kryetarin apo atë që mbështet kryetarin, por dhe 4 vjet të tjera jemi në opozitë. Duhet të kemi shpresë të fitojmë pas 4 vjetëve dhe jo të vijmë prapë këtu si sot. Nga Rama nuk presim asgjë tjetër. Rama i tillë mbetet. Kryetari ka thënë se “po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik. Ke humbur tre here. Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove”, u shpreh Ristani, duke e konsideruar procesin e afrimit të zgjedhjeve për kryetarin si “të nxituar”.

Nishani: Basha, sillu me burrni

Kreu I Këshillit Kombëtar në PD, ish Presidenti Nishani, ka parashtruar arsyet se përse Basha duhet të largohet nga drejtimi I partisë. “Z.Basha jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i Partisë përpara se të shpallësh zgjedhje për kryetar partie. Por a është kjo zgjidhja e vetme? Padyshim që jo. Duhet ngritur një komision real për analizë kudo nëpër degë e statut të ri, për të krijuar këshill përsëri, senat, referendum. Komisioni mund të ketë marrë vendime të gabuara, por është e pamoralshme t’u thuash të përjashtuarve se komisioni nuk ka tagër, kontratën e keni me Lulzim Bashën. Lideri është lider,sillet me burrni. Mund ta kishte deklaruar të dështuar komisionin”, është shprehur Nishani gjatë fjalës së tij.

Miratohet komisoni për zgjedhjet

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar 13 Qershorin për datën e zgjedhjeve të reja për kreun e kësaj partie si dhe propozimin e kryesisë për Komisionin që do të jetë përgjegjës për zgjedhjet për kryetarin e demokratëve.

Komisioni Zgjedhor për 13 Qershorin

Kryetar

Jemin Gjana

Anëtarë

Albana Vokshi

Belind Këlliçi

Eno Bozdo

Mimoza Hasekiu

Albert Avduli

Gjoke Vuksani

Ervin Minarolli (ndihmës)

Lulzim Omuri (ndihmës)

Kadilli: do vazhdoj garën

Kandidati i shpallur për në kreun e PD-së, ka deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë dhe Këshillit se, zërat kritikë arritën t’I artikulonin argumentet e tyre në mbledhje, por zërat e tyre për të kërkuar dorëheqjen e Bashës nuk gjetën mbështetje. Megjithatë, ai vlerësoi nisjen e procesit të zgjedhjes dhe hapjen e garës, duke deklaruar se është i vendosur që t’i qëndrojë deri në fund projektit për një PD të pastër, të hapur dhe fituese. “Qoftë Kryesia, qoftë Këshilli diskutuan gjatë dhe më përgjegjësi. Pavarësisht vendimit, zërat kritikë artikuluan qartë kërkesën për dorëheqjen e kryetarit. Zërat kritikë nuk u dëgjuan, por vendimi i kryesisë dhe këshillit është të hapet gara. Sado e pabarabartë gara, sado jashtë standardeve, jam i vendosur ti qëndroj deri në fund projektit për një PD të pastër, të bashkuar, të hapur dhe fituese. Duhet ti japim shpresë sot të gjithë shqiptarëve, një PD më të madhe se kryetari, se vetë PD, për një PD të shekullit të 21-të. Nuk ndryshojmë kryetarin, ndryshojmë veten. Që përballë krimit të kemi me vete qytetarin.Jam për qytetarin që është qytetar politik, jo që e trajtojmë me oferta materiale. Do ia dalim, demokracia është e vështirë, rrugë e gjatë, një brez larg prandaj do e mbrojmë. Do i shkoj deri në fund përtëritjes së PD, por gjithë shoqërisë shqiptare. ‘’- tha Kadilli./ Tirana Today

 

Tags: bashakryesia e PDPD

TË LIDHURA

Aktualitet

Vrasja në Paskuqan/ Autori qëlloi 10 herë 27-vjeçarin, tentoi të vriste edhe një tjetër

16:30 | 08/06/2026
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e Beqajt, GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

16:01 | 08/06/2026
Aktualitet

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026
Next Post

Shefi i OKB-së thirrje për armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hamasit

Merkeli do të bisedojë me Kurtin

Përgjaken rrugët e Tiranës/ Automjeti del nga rruga, humb jetën 33-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vrasja në Paskuqan/ Autori qëlloi 10 herë 27-vjeçarin, tentoi të vriste edhe një tjetër

by mirseda
16:30 | 08/06/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Paskuqan, pas...

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në SHBA, 9 të plagosur para Botërorit 2026

16:28 | 08/06/2026

Operacion në Torino/ Shqiptari dhe italiani kapen me 3.5 mln euro drogë, sekuestrohen armë

16:04 | 08/06/2026

Rrëzohet kërkesa e Beqajt, GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

16:01 | 08/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com