Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

PD bën denoncimin e rëndë: ‘Punëson’ personat e punësuar, lekët i ndan me kompaninë private

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PD bën denoncimin e rëndë: ‘Punëson’ personat e punësuar, lekët i ndan me kompaninë private

Partia Demokratike ka zbardhur me dokumente, një skemë korruptive të ngritur në Shkodër nga Drejtoresha e Zyrës së Punës. Ajo “punëson” personat e punësuar dhe paratë i ndan me kompaninë private.

Partia Demokratike ka denoncuar, sipas saj, një skemë korruptive të realizuar në Shkodër nga zyrtarja e qeverisë ‘Rama’, Drejtoresha e Zyrës së Punës, Rozafa Zmijani.

Denoncimi është bërë publik sot nga ish-deputetja Izmira Ulqinaku, e cila tha se ‘Rilindja’ është zhytur thellë në korrupsion, dhe se organizata kriminale që qeveris vendin shkon deri aty sa po grabit edhe fondet për punësimin e të papunëve.

Deklarata

Rilindja është zhytur thellë në korrupsion. Organizata kriminale që qeveris vendin shkon deri aty, sa po grabit edhe fondet për punësimin e të papunëve.

Një rast i tillë vjedhje është zbuluar së fundmi nga PD në Zyrën e Punës në Shkodër, ku drejtoresha e këtij institucioni ka ndërtuar një skemë korruptive, për të gllabëruar paratë publike të përcaktuara për punësimin.

Pasi e privatizoi gjithë buxhetin e shtetit, duke i çuar fondet në xhepat e miqve të kryeministrit, me koncesione e me PPP-ra, tani ka ardhur radha që vartësit e Edi Ramës të bëjnë kërdinë me fondet që jepen për shtimin e vendeve të reja të punës.

Vjedhja me këto fonde është bërë normë qysh kur vetë kryeministri deklaroi me të madhe në janar të 2018-s, se e kishte marrë në patronazh këtë sektor, në mënyrë që të shmangen abuzimet.

Për hapjen e vendeve të reja të punës ekzistojnë një sërë programesh të posaçme, kryesisht drejtuar shtresave në nevojë, me qëllim përfshirjen e tyre në tregun aktiv të punës. Por fatkeqësisht, babëzia e “Rilindjes” nuk po lë asnjë qindarkë që të mbërrijë tek qytetarët.

Rasti më flagrant i shpërdorimeve është Zyra e Punës në Shkodër, ku drejtoresha Rozafa Zmijani, nën bekimin e shefes së saj Elira Demiraj, po shpërndan në mënyrë klienteliste fondet publike për subjektet që janë të gatshme “të bashkëpunojnë” në këtë skemë korruptive.

E njohur si “zonja 20%”, Zmijani siç provohet edhe nga provat e publikuara në ekran, abuzon me fondet publike duke paguar për punësimin e punëtorëve që prej kohësh figuronin si të punësuar në evidencat e firmës DELIA. Nga dokumentet bashkëlidhur vërehet qartazi që Zmijani, në mënyrë klienteliste po shpërdoron fondet publike për trajnim në punë dhe punësim, pasi sipas VKM nr.47/2008, kërkohet qartazi përfshirja në këtë projekt vetëm e punëkërkuesve të papunë, por në realitet, ajo ka përfshirë si përfitues fondesh njerëz të punësuar qysh kohë më parë në subjektin DELIA IMPEX. Pra punonjës që derdhin kontribute rregullisht përgjatë gjithë vitit, regjistrohen fiktivisht si të papunë në sistemin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, për t’u çregjistruar më pas si përfitues të programit të Zyrës së Punës.

Drejtoresha e “Rilindjes” në vend që t’u japë shansin për punësim punëkërkuesve afatgjatë, ripunëson punonjësit e Firmës DELIA në këmbim të 20% të shifrës totale që jepet nga projekti shtetëror për hapjen e vendeve të reja të punës.

Ky skandal i ri tregon se centralizimi i fondeve, qoftë për hapjen e vendeve të reja të punës, qoftë për skemën e ndihmës ekonomike dhe asistencës sociale, nuk u bë për shmangien e abuzimeve, por vetëm për përqendrimin e fondeve në dorë të drejtorëve e drejtoreshave të partisë. Këto fonde kanalizohen më pas si përqindje që drejtorët i marrin në ortakëri me firmat e partisë, duke grabitur edhe qindarkat e fundit që shteti jep për luftën kundër varfërisë.

Sot Shqipëria është shteti më i varfër i Evropës, dhe do të vijojë që të varfrit të bëhen më të varfër ndërsa të pasurit akoma më të pasur, sa kohë Edi Rama do vijojë të mbajë në patronazh të gjithë buxhetin e shtetit, duke e ndarë atë vetëm për shërbime partiake me drejtoreshat e partisë dhe firmat e partisë, në çdo qark.

Që paratë publike të mos vidhen por të kthehen në vende pune e ndihmë sociale ka vetëm një rrugë: Largimin e Edi Ramës dhe bandën e tij që po e grabit Shqipërinë.

 

 

Tags: denoncimifondeIzmira UlqinakuRozafa Zmijani

TË LIDHURA

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori
Aktualitet

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

22:38 | 01/07/2025
Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, plagoset shoferi
Aktualitet

Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, plagoset shoferi

20:28 | 01/07/2025
Përplasje e fortë e dy makinave ‘kokë më kokë’
Aktualitet

Përplasje e fortë e dy makinave ‘kokë më kokë’

19:34 | 01/07/2025
Next Post
Basha: Kryebashkiakët e Ramës një bandë kriminelësh e hajdutësh

Basha bën lëvizjen e papritur, takim me të deleguarit në qarqe

I zhvati 230 mijë euro qytetares! Kush është i arrestuari shqiptar që e kërkonte Interpoli

I zhvati 230 mijë euro qytetares! Kush është i arrestuari shqiptar që e kërkonte Interpoli

“Dance With Me” me surpriza, një emër i njohur do zëvendësojë Robert Aliajn

“Dance With Me” me surpriza, një emër i njohur do zëvendësojë Robert Aliajn

JU REKOMANDOJMË

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Sa higjienike janë në të vërtetë pishinat publike?
Kuriozitete

Sa higjienike janë në të vërtetë pishinat publike?

by mirseda
22:47 | 01/07/2025
0

Noti është një nga aktivitetet më të dashura të verës, por edhe një nga më të nënvlerësuarit...

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

22:38 | 01/07/2025
Udhëheqësi iranian: “Kemi goditur Izraelin me ndihmën e Zotit.”

Udhëheqësi iranian: “Kemi goditur Izraelin me ndihmën e Zotit.”

22:23 | 01/07/2025
Shqipëria me medalje ari në karate, Amanda Dedej fiton ndaj kundërshtares serbe

Shqipëria me medalje ari në karate, Amanda Dedej fiton ndaj kundërshtares serbe

22:20 | 01/07/2025
Kosova-Serbi, SHBA pritet të reagojë – Eksperti: Trump ishte pranë Serbisë

Kosova-Serbi, SHBA pritet të reagojë – Eksperti: Trump ishte pranë Serbisë

21:54 | 01/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com