Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

PD akuzon kryeministrin për dhunën në Krujë: Lideri global nuk kontrollon dot as Niklën dhe Borizanën, Berisha i mbante me katër policë

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore

Partia Demokratike ka dënuar dhunën në guroren e Krujës, nga fisi Rraja kundrejt dy vëllezërve të fisit Maja, ku në një deklaratë për mediat shefi i organizimit Klevis Balliu tha “Ndërkohë që Edi Rama luan liderin global nëpër Ballkan, gangsterët e tij politikë dhe ekonomikë në Shqipëri dhunojnë qytetarët me shkopa bejsbolli, shkelma, grushta e pistoletë te koka, në mes të ditës”.

Balliu tha se dhuna e ushtruar është tronditëse dhe kjo dëshmon se dhunuesit ndihen në kontroll dhe nuk kanë frikë nga shteti, pasi “Bandat e Niklës nën udhëheqjen e vëllait të deputetit të Ramës në Krujë, Rrahman Rraja rrahin demonstrativisht dy vëllezër nga një fshat i zonës”.

Sakaq shtoi se dyert e institucioneve ku qytetarët denoncojnë shqetësimet e tyre janë mbyllur nga të fortët.

Deklarata e plotë:

Ndërkohë që Edi Rama luan liderin global nëpër Ballkan, gangsterët e tij politikë dhe ekonomikë në Shqipëri dhunojnë qytetarët me shkopa bejsbolli, shkelma, grushta e pistoletë te koka, në mes të ditës.

Një video që po qarkullon gjerësisht jep pamje tronditëse se si krimi dhe shteti janë bërë një. Bandat e Niklës nën udhëheqjen e vëllait të deputetit të Ramës në Krujë, Rrahman Rraja rrahin demonstrativisht dy vëllezër nga një fshat i zonës. Faji i tyre është ankesa se gurorja e deputetit Rraja po u rrezikon shtëpinë.

Lehtësia me të cilën ushtrohet dhuna është tronditëse. Kjo dëshmon se dhunuesit ndihen në kontroll dhe nuk kanë frikë nga shteti, ngaqë janë të lidhur me pushtetin dhe janë pjesë e tij. Partia Demokratike dënon me neveri dhe forcë këtë demonstrim force të pushtetit që është ngritur kundër qytetarëve të Shqipërisë. Thirrja për hetime ka vend, por Shqipëria nuk është më vendi ku thirrjet dëgjohen nga institucionet, dhe ku ka burra e gra në shtet që mund të kthejnë përgjigje. Dyert e institucioneve të drejtësisë janë të mbyllura për të fortët, dhe të hapura kanat për të pamundurit, kur nuk paguajnë dot energjinë apo rregullojnë ballkonin pa leje. Alarmi këtu nuk është vetëm dhuna në vetvete, por se si atë e ushtrojnë familjet e lidhura me pushtetin, familjet e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Me atë dhunë ata po thonë: ky është territori ynë, jo i krutanëve. Sa për kujtesë, Rrahman Rraja është para kryeministrit Edi Rama në listën e qarkut të Durrësit. Me siguri do të jetë edhe në listën tjetër. Edi Rama ia ka dorëzuar Krujën Rrajas dhe Bushit, sepse vetëm me të ngjashmit e tyre ai mund ta gëzojë atë pushtet, që po me ata dhe të tjerë ata ai e vjedh. Kjo është fytyra e Edi Ramës në Krujë dhe dhjetra bashki të tjera.

Përpjekja e tij për të kontrolluar konfliktin rajonal, ngjan edhe më qesharake kur kupton se ai nuk kontrollon dot Niklën dhe Borizanën, dy fshatra që Sali Berisha i kontrollonte me katër policë.

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Rama mbërrin në Mal të Zi, pritet nga Dritan Abazoviç

Partia Demokratike: Edi Rama ia ka dorëzuar Krujën fisit Rraja

Zaptuan vijën bregdetare me ndërtime pa leje në Sarandë, nën hetim pesë persona







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com