Vijnë reagimet e para pas shpalljes së Pavarësisë së Katalonjës.
Kështu, Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk ka reaguar me anë të një postimi në Tëitter, ku ka deklaruar se shpallja e pavarësisë së Katalonjës nuk ndryshon asgjë për Bashkimin Evropian. Po ashtu, Tusk u shpreh se Bashkimi Evropian do të bashkëpunojë vetëm me qeverinë qendrore në Madrid.
“Për BE-në nuk ndryshon asgjë. Spanja mbetet bashkëbiseduesi ynë i vetëm. Shpresoj që qeveria spanjolle të favorizojë forcën e argumentit, jo argumentin e forcës”, shkroi Donald Tusk në Twitter.
Parlamenti katalanas votoi sot pro pavarësisë nga Spanja, duke zyrtarizuar kështu pavarësinë e njëanshme.