Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Patozi sfidon Bashën: Nëse je gati nisim ballafaqim në çdo sekondë

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Patozi sfidon Bashën: Nëse je gati nisim ballafaqim në çdo sekondë

Astrit Patozi ka sfiduar hapur sot kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke e ftuar të përballen në çdo moment. Me anë të një postimi në Facebook, Patozi i ktheu përgjigje kreut të PD-së, Basha tha sot se nuk vlejnë sulmet që vijnë nga kafenetë.

Patozi tha së është gati të nisë ballafaqimin për çdo sekondë të aktivitetit tij politik më atë të Bashës, “të pres me padurim në çdo ekran, portal, gazetë, madje edhe tek ajo kafeneja e djeshme, vetëm një tavolinë larg paparacëve të ty”.

Përplasjet midis politikanëve nisën që dje kur Patozi në një intervistë la të hapur mundësinë e krijimit të një partie të re.

Reagimi i plotë i Astrit Patozit

MOS KËRKO KAQ PAK, LULZIM!

Po shoh që i paske dhënë zemër vetes, Lulzim, dhe paske kërkuar distancim nga krimi dhe nga trafiku i drogës, si një kusht për të pasur një vend tek Republika jote, që nuk është më e re. Komplimente, sinqerisht.
Po pse duhet të kërkosh kaq pak? Pse të mos e shtojmë ne numrin e detyrimeve, që duhet të përmbyshim për të pasur mundësi që të jetojmë të lumtur nën një çati të përbashkët?
Pse të mos distancohemi, gjithashtu, nga korrupsioni me çdo tender, që kemi kaluar nëpër duar, nga thasët me euro për çdo leje ndërtimi dhe për çdo gjë, që kemi firmosur, nga pallatet tona dhe të fisit të gruas në vite, nga bizneset tona me dhe pa emër, nga kompanitë brenda dhe jashtë vendit (off shore ose jo), nga shitja dhe blerja e mandateve politike të Partisë Demokratike, si dhe nga çdo abuzim tjetër me pushtetin, që mund të mos më vijë ndërmend tani.
Gjithmonë, nëse do të ishe edhe ti dakord, mund të shtonim si kushte edhe mashtrimin, gënjeshtrën (jo vetëm për orën), hipokrizinë, besëprerjen, pabesinë, skuthërinë, ligësinë, pashpirtësinë, papërgjegjshmërinë dhe paturpësinë, të cilat mund t’i konsideronim si 10 cilësitë e (pa)përshtatshme të një demokrati të ri.
E nisim kokë për kokë po deshe, Lulzim, madje ashtu do të bëhet shumë shpejt edhe, nëse ti do t’i ikësh ballafaqimit me bishtin ndër shalë.
Po deshe, mund ta fillojmë nga dita që kemi lindur, por dakord jam edhe që nga dita kur jemi bërë maxhorenë me letra, dhe, më mirë akoma, që nga dita kur kemi shkelur të dy në politikë apo në jetën publike.
Thjesht për të freskuar kujtesën Lulzim, kemi hyrë në të njëjtën ditë në parlament, por rrugën që nga ajo kohë e kemi pasur shumë të ndryshme.
Nëse je gati Lulzim që ta nisim ballafaqimin për çdo sekondë të aktivitetit tonë politik, të pres me padurim në çdo ekran, portal, gazetë, madje edhe tek ajo kafeneja e djeshme, vetëm një tavolinë larg paparacëve të ty.

I yti

ASTRIT PATOZI

Tags: ballafaqimBashengatiNësenisimpatozisekondësfidon

TË LIDHURA

Meloni: Të ecim përpara me emigrantët! Rama: Italisë i themi gjithmonë “po”
Politikë

Meloni: Të ecim përpara me emigrantët! Rama: Italisë i themi gjithmonë “po”

16:37 | 13/11/2025
Rama: Gati për marrëveshje me BE, pa veto e pa votë – jemi ithtarë të fortë të vlerave europiane
Politikë

Rama: Gati për marrëveshje me BE, pa veto e pa votë – jemi ithtarë të fortë të vlerave europiane

16:33 | 13/11/2025
Koçiu takohet me homologun italian, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës”
Politikë

Koçiu takohet me homologun italian, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës”

14:47 | 13/11/2025
Next Post
Mbrojtja e hebrenjve/Rama mburret në SHBA: Shqipëria minierë e Hollywood-it

Mbrojtja e hebrenjve/Rama mburret në SHBA: Shqipëria minierë e Hollywood-it

“4 arsye pse nuk duhet të humbasësh përballjen PSG-Real Madrid”

“4 arsye pse nuk duhet të humbasësh përballjen PSG-Real Madrid”

Përmbytje në Durrës dhe Shkodër, Voltana Ademi: Kërkoj shpalljen e emergjencave

Përmbytje në Durrës dhe Shkodër, Voltana Ademi: Kërkoj shpalljen e emergjencave







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Meloni: Të ecim përpara me emigrantët! Rama: Italisë i themi gjithmonë “po”
Politikë

Meloni: Të ecim përpara me emigrantët! Rama: Italisë i themi gjithmonë “po”

by mirseda
16:37 | 13/11/2025
0

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, zhvilluan një konferencë të përbashkët për marrëveshjen mbi...

Rama: Gati për marrëveshje me BE, pa veto e pa votë – jemi ithtarë të fortë të vlerave europiane

Rama: Gati për marrëveshje me BE, pa veto e pa votë – jemi ithtarë të fortë të vlerave europiane

16:33 | 13/11/2025
Koçiu takohet me homologun italian, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës”

Koçiu takohet me homologun italian, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës”

14:47 | 13/11/2025
U zu me grushte me këshilltarin bashkiak në Pogradec, lirohet Kevi Muçllari

U zu me grushte me këshilltarin bashkiak në Pogradec, lirohet Kevi Muçllari

14:46 | 13/11/2025
Kumbaro prezanton projektbuxhetin për arsimin 2026

Kumbaro prezanton projektbuxhetin për arsimin 2026

14:36 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com