Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Patozi paralajmëron humbjen e PD-së në 25 qershor

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Patozi paralajmëron humbjen e PD-së në 25 qershor

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi nëpërmjet një statusi në  “Facebook” paralajmëron një  humbje të  PD-s në  zgjedhjet e 25 qershorit.

“Partia Demokratike është krijuar për të udhëhequr, që nga dita e themelimit të vet, e derisa të jetojë, ndaj asaj i konsiderohet humbje vendi i dytë. Dhe kjo vlen, jo vetëm për 25 qershorin, por për të gjitha zgjedhjet në Shqipëri, sa herë ato të mbahen”,shkruan Patozi.

Ndër të tjera, Patozi ka ironizuar edhe ngatërrimin e  ngjyrave të partive  me shijet e kryetarëve të  tyre.

Po ashtu, demokrati i mbetur jashtë listave për zgjedhjet e 25 qershorit   është shprehur se kjo parti nuk  është  pronë e askujt dhe a asnjë  grupi por është më tepër se kaq .

PD, “E DËNUARA” E PËRHERSHME PËR TË FITUAR

Ka një shqetësim jo të vogël tek njerëzit që janë mësuar prej 26 vjetësh me shenjat e forta dalluese të Partisë Demokratike, të cilat nuk po i gjejnë kësaj radhe në fushatë. Dikush ma tha se ishte çuditur shumë dje kur kishte hasur nëpër rrugët e Gjirokastrës të rinj të veshur me bluza blu që shkruanin “Rilindje” dhe të tjerë kuqebardhë me stampën e “Republikës së Re” në gjoks. Natyrisht, që nuk më ha fare meraku për “balilat” e Edi Ramës, që për të ardhur deri këtu kanë përshkuar një rrugë të gjatë, mbushur plot me eksperimente dhe të papritura, në ndjekje të shijeve të udhëheqësit.
Por edhe për sa na takon, mendoj se nuk ka vend për habi, dhe aq më pak për dekurajim. Sepse Partia Demokratike nuk është një ndërtesë apo disa seli, nuk është një flamur dhe as një logo, e aq më pak një fanellë e ngjyrosur, edhe pse të gjitha këto kanë vlerën dhe rëndësinë e tyre. Ajo nuk është një njeri, as një grup i vogël individësh, dhe kurrësesi një polifoto apo libër llogarie. Partia Demokratike është shumë më tepër se kaq.
Partia Demokratike është mbi të gjitha frymë dhe shpirt, është shpresë dhe motivim, është krenari dhe përgjegjësi, është devocion dhe përkushtim. Partia Demokratike është historia dhe e ardhmja e gati gjysmës së shqiptarëve, por edhe arsyeja e ekzistencës së pushtetit dhe opozitës për më shumë se cerek shekulli në këtë vend. 
Partia Demokratike është krijuar për të udhëhequr, që nga dita e themelimit të vet, e derisa të jetojë, ndaj asaj i konsiderohet humbje vendi i dytë. Dhe kjo vlen, jo vetëm për 25 qershorin, por për të gjitha zgjedhjet në Shqipëri, sa herë ato të mbahen. Është bekimi dhe mallkimi, që shoqëron gjithmonë ata që janë “dënuar” për të qenë fitues.
Ndaj nuk ka vend fare për pezmatim. Demokratët dhe votuesit e së djathtës duhet të ndjehen të qetë sot. Askush nuk e ndryshon dot fatin dhe destinin e Partisë Demokratike.

 

Tags: 25 qershorhumbjenpatoziPD-së

TË LIDHURA

Berisha: Protesta deri në fitore, 10 shkurti dita e kryengritjes paqësore
Politikë

Berisha: Protesta deri në fitore, 10 shkurti dita e kryengritjes paqësore

19:33 | 02/02/2026
Atentati në Rrilë, ndalohet polici që iu kundërpërgjigj me armë autorëve
Aktualitet

Atentati në Rrilë, ndalohet polici që iu kundërpërgjigj me armë autorëve

19:30 | 02/02/2026
Afera “Balluku”/ Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha i bashkohet protestuesve
Politikë

Afera “Balluku”/ Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha i bashkohet protestuesve

18:26 | 02/02/2026
Next Post
Argjentinë, fermeri gjen një vezë fosile rreth 10,000 vjet më parë

Argjentinë, fermeri gjen një vezë fosile rreth 10,000 vjet më parë

Tiranë, aksidenti automobilistik i merr jetën 60 vjeçarit

Tiranë, aksidenti automobilistik i merr jetën 60 vjeçarit

Rama: Aleatët në koalicione të kërcënojnë me mesazhe të kamufluara

Rama: Aleatët në koalicione të kërcënojnë me mesazhe të kamufluara







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Berisha: Protesta deri në fitore, 10 shkurti dita e kryengritjes paqësore
Politikë

Berisha: Protesta deri në fitore, 10 shkurti dita e kryengritjes paqësore

by mirseda
19:33 | 02/02/2026
0

Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha në “Foltoren” para kryeministrisë i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen...

Atentati në Rrilë, ndalohet polici që iu kundërpërgjigj me armë autorëve

Atentati në Rrilë, ndalohet polici që iu kundërpërgjigj me armë autorëve

19:30 | 02/02/2026
Zelensky para bisedimeve me Rusinë: Mundësi reale për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme

Zelensky para bisedimeve me Rusinë: Mundësi reale për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme

18:43 | 02/02/2026
Gjesti merr gjithë vëmendjen me postimin e fundit në rrjete sociale! Çfarë paralajmëron ai?

Gjesti merr gjithë vëmendjen me postimin e fundit në rrjete sociale! Çfarë paralajmëron ai?

18:28 | 02/02/2026
Afera “Balluku”/ Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha i bashkohet protestuesve

Afera “Balluku”/ Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha i bashkohet protestuesve

18:26 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com